E Diel, 1 Nëntor 2026

Babai denoncon djalin për vjedhje

Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Ka përdorur besimin e të atit për t i boshatisur llogarinë bankare. Biznesmeni që i pakësoheshin për ditë paratë, i është drejtuar policisë për të gjetur autorin e vjedhjes. Por menjëherë pas denoncimit ka përfunduar në pranga i biri, 33 vjeç, i cili kishte vjedhur disa herë babanë e tij. Denoncimi është bërë nga biznesmeni, i cili ka konstatuar se llogaritë e tij ishin vjedhur gjatë administrimit të firmës, që i kishte lënë. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, dy ditë më parë, kur Sulejman Tafa, ka denoncuar në polici, djalin e tij, 33-vjeçarin Astrit Tafa, që i kishte vjedhur shumën prej 4.7 milionë lekësh. Pas kësaj kanë qenë uniformat blu që kanë bërë dhe ndalimin e tij, duke e dërguar në qeli, nën akuzën e “vjedhjes”. Policia bën të ditur se Astrit Tafa, është 33-vjeçari nga Selita e Tiranës që ka plaçkitur babanë e tij biznesmen, duke i marrë atij në total, shumën prej 4.7 milionë lekëve.
Denoncimi
Pronari i firmës, që ishte babai i të ndaluarit, kishte dyshuar në lidhje me shumat e parave të arkëtuara gjatë vitit të fundit. Për këtë ai kishte dyshuar tek djali i tij, duke bërë që ta mbante nën vëzhgim. Për disa muaj me radhë kishte vazhduar mbikëqyrja, deri kur pak ditë më parë, ai e kishte kapur të birin në momentet kur po manipulonte llogaritë e firmës me qëllim, vjedhjen e saj. Pas kësaj, Sulejman Tafa është nisur në drejtim të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku ka denoncuar të birin se, duke qenë në pozicionin e administratorit të firmës, e vidhte atë duke i fshehur shuma të konsiderueshme parash.
Policia
Lajmi është bërë i ditur një ditë më parë, nga burimet zyrtare të policisë së kryeqytetit, të cilat kanë thënë se i arrestuari është me banim në Selitë, pasi dyshohet për vjedhje. Pas kësaj, ai është dërguar në qelitë e Drejtorisë së Tiranës ku është marrë në pyetje. Arrestimi i Tafës është bërë nga specialistët e Seksionit kundër Vjedhjeve të Tjera. Ai është vënë në pranga në flagrancë në momentin kur ishte duke marrë shumën e parave që e kishte ndarë nga llogaria e firmës që administronte. Sipas burimeve zyrtare nga policia, mësohet se Astrit Sulejman Tafa, ka vjedhur banesën e një qytetari. Pasi u kryen veprimet procedurale, rezultoi se ka vjedhur shumën e parave prej 4. 700.000 lekësh, të cilat i ka përfituar në kohë të ndryshme dhe të vazhdueshme.
Ky lajm është publikuar: 26/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›