Kuvendi miraton marrëveshjen me PEA-n
Autori i Lajmit: red.
Kuvendi ratifikoi të enjten marrëveshjen ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe Shoqërisë Panhelenike të Eksportuesve (PEA), për konsolidimin e borxhit të jashtëm të Shqipërisë. Me anë të kësaj marrëveshje, miratuar nga Komiteti Qeveritar i Bisedimeve të Borxhit të Jashtëm (KQBBJ), konsolidimi i borxhit të jashtëm të trashëguar kundrejt dy shoqërive private greke, "Brothers Hasiotis" dhe "Dimitrios Ant. Liakos", të përfaqësuara nga PEA, bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në ligjin "Për zgjidhjen e borxhit të jashtëm të trashëguar të papaguar të Shqipërisë". Borxhi që konsolidohet me këtë marrëveshje arrin në 195.369.0 00 dollarë dhe përbëhet vetëm nga principale. Në mbështetje të praktikave ndërkombëtare mbi shumën e principalit, duhej të përllogariteshin kamatëvonesat. Por pas negociatave të zhvilluara nga KQBBJ dhe PEA, u ra dakord që të faleshin detyrimet, të cilat rrjedhin nga interesat, prej çastit të krijimit të borxhit e deri në shlyerjen e tij.
Ky lajm është publikuar: 26/09/2008