E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri shkrumbon katër shtëpi

Autori i Lajmit: red.
Katër banesa në fshatin Bisht- Kamëz të Durrësit janë përfshirë nga flakët e zjarrit. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi në periferi, 15 kilometra në largësi të qytetit, por, për fat, ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së qarkut, kanë bërë me dije se forcat zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit, shkaqet e të cilit nuk dihen saktësisht. Policia bën të ditur se dyshimet e para janë për një zjarr të ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike, që ka përfshirë njërën nga banesat e më pas është përhapur me radhë edhe tek të tjerat, të ndihmuar nga era dhe nga afërsia mes tyre.
Ky lajm është publikuar: 26/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›