“Ka ardhur koha e debatit për legalizimin e prostitucionit me ligj”
Autori i Lajmit: red.
Regjimet ndaj prostitucionit janë këto: ndalimi e dhuna pa kompromis (I), legalizimi, lejimi i plotë i tij (II) dhe rregullimi ligjor, pra trajtimi në ndonjë rrugë të mesme (III). Nga të anojmë? Këtyre alternativave që shtron në anketimin e tij psikologu Dr. Lekë Sokoli, i jep këtë kundërpyetje: A mund të zhduket prostitucioni vetëm me dhunë e përmes dhunës?
Përgjigjen mund ta gjejmë në rastin e regjimit taleban të Afganistanit. Ndryshe nga pohimet qesharake të Talebanëve e Xhihadit afgan dhe egërsisë së “shtetit puritan islamik”, jo vetëm tregtia e seksit, por edhe tradhëtia bashkëshortore dënohej me vdekje, prostitucioni nuk u zhduk. Përkundrazi, ai u shtua në përmasa të habitshme. Sipas një raporti, vetëm në Kabul kishte rreth 30 shtëpi publike të cilat, për arsye sigurie, ndërronin vendndodhjen e tyre thuajse çdo muaj. “Pra, vetëm me dhunë prostitucioni nuk zhduket. Duhen edhe politika të caktuara sociale- thotë Dr. Sokoli.- A duhet të legalizohet prostitucioni?
Skema e parë, Holanda
Një shembull e jep Holanda. Por ajo nuk mund të pranohet apriori si model. Të paktën pa një analizë historike. Në librin “Historia e legalizimit të prostitucionit në Hollandë”, Alex Hodgson ka trajtuar gjerësisht këtë specifikë të zhvillimit historik të prostitucionit në këtë vend, duke filluar nga debatet e fillimit të shekullit XX, midis atyre që kërkonin respektivisht ndalimin dhe lejimin ligjor të ushtrimit të prostitucionit, të cilat u konkretizuan me dy akte (Dutch Morality Act dhe Dutch Brothel Act) të vitit 1911, për të vijuar me rregullimin ligjor të këtij tregu më vonë.
Madje, vetë historia e Holandës është konsideruar si faktori më i rëndësishëm i legalizimit të prostitucionit në këtë vend. Roterdami ka qenë për shekuj me radhë një nga portet më të mëdha të Europës dhe nëpër qytetet holandeze vërshonin me mijëra marinarë. Ndryshe nga ç ka ndodhur në shtete të tjera, qeveria holandeze zgjodhi qëndrimin larg jetës seksuale të qytetarëve dhe prostitucioni në hapësirën
holandeze, u zhvillua “pa pengesa” zyrtare, me gjithë njëfarë “religious upheava” të fillimit të shekullit XX, të pasuar nga debate të mëdha.
Skema e dytë në Iran
A mund të gjendet ndonjë rrugë e mesme? Rregullimi ligjor i prostitucionit për kategori të caktuara sociale, është vlerësuar si një alternativë tjetër, kundrejt ndalimit pa kushte dhe lejimit për të gjithë ata që duan të jenë “aktorë” të prostitucionit. Në kërkim të “rrugës së tretë”, mund t i referohemi për shembull një studimi të bërë për hapjen e të ashtuquajturave “shtëpi të dëlirësisë” (Chastity Hoses) në Iran, ku rritja e prostitucionit ka nxitur reagimin e institucioneve të vendit. “Njerëzit besojnë se tema e prostitucionit është tabu, por ai është tanimë pjesë e realitetit social”, - thotë zëvendësministri i Çështjeve Sociale të Iranit, i cili ka propozuar edhe krijimin e institucioneve të specializuara, të quajtura “shtëpi të dëlirësisë”. Kjo nënkupton një legjitimim nga pikëpamja fetare, ligjore dhe sociale të kontakteve seksuale midis meshkujve dhe femrave që nuk dëshirojnë të martohen ose që nuk janë apo nuk ndihen të aftë që të martohen. Sipas kësaj skeme, aplikantët regjistrohen në këto institucione (qendra), u bëhen analiza mjekësore dhe u ofrohen shërbime kontraceptive, aborti etj.
Pas kësaj, ata pajisen me një lejë “martese të lirë”, e cila mund të konsumohet në hotele apo motele të posaçme, pa u përndjekur nga policia. Këto “shtëpi dëlirësie” nuk janë për çdo mashkull, por vetëm
për ata që janë të pamartuar, të ve ose të martuar me gra të paafta fizikish e mendërisht. Kjo praktikë është kundërshtuar nga grupet e grave, me arsyetimin se ajo është vetëm një hap nga prostitucioni i legalizuar dhe se është “kundër moralit dhe vlerave të familjes”. Por autorët e këtij plani kanë argumentuar se ai është imponuar nga fakti, se në shoqërinë e re iraniane (60 për qind e saj është nën moshën 25
vjeç), prostitucioni ka marrë përmasa jo të zakonshme. Sipas të dhënave zyrtare, në Iran ka të paktën 300 mijë prostituta.
Skema e tretë në Izrael
Një skemë të rrugës së tretë e gjejmë edhe në Izrael. Atje prostitucioni, për nga statusi i tij, është legal dhe të bëhesh apo jo prostitutë, kjo quhet si një zgjedhje e lirë e që nuk dënohet. Por të ndaluara janë të gjitha format e organizuara të prostitucionit. Skema të ngjashme kanë përshtatur edhe vende të tjera (madje në
shumë vende europiane), në të cilat ndalohen vetëm disa forma të ushtrimit të prostitucionit (me të mitur, prostitucioni i rrugës etj.).
Dr. Lekë Sokoli thotë: “Edhe në Shqipëri debati duhet nxitur. Të paktën në kërkim të së keqes më të vogël. Sepse prostitucioni nuk mund të zhduket. Ai mund të zhbëhet (shuhet), për shkak të rënies së kërkesës. Por deri atëherë do të duhet shumë kohë.”
Terminologjia dhe llojshmëria e prostitucionit
Tregtia e seksit, si një treg mallrash ku ka çmim e skonto, reklamë e konkurrencë
Termi prostitucion vjen nga latinishtja dhe fjalorët që e shpjegojnë këtë fjalë i kanë dhënë kuptimin e ofertës për të kënaqur dikë me interes, për të shitur diçka që është paracaktuar për të mos u shitur (Zingarelli, 1970: 1360). Prostitucioni mund të përcaktohet si dhënia e favoreve seksuale për para ose kundrejt parave. Studiuesit kanë cilësuar dallimin midis dashnores me pagesë dhe prostitutës. Kjo e fundit ofertën seksuale ua bën shumë blerësve. Fjala prostitutë fitoi përdorim të zakonshëm në fundin e shekullit XIX. Në botën antike, madje edhe më pas, shumica e ofrueseve të seksit kanë qenë kurtizane, konkubina
(dashnore që mbaheshin rregullisht), ose skllave (Giddens, 1997: 201). “Për aq sa unë vrojtova në mënyrë të drejtpërdrejtë në Romë, arrita në përfundimin se prostitucioni është shndërrimi i aktit seksual në një akt të zakonshëm shitblerjeje. Vetë prostitutat përfaqësojnë kështu një bashkësi femrash (apo edhe meshkujsh – homo-prostitutat), që dalin në tregun e mallrave për të shitur një mall specifik: aftësinë për seks.
Në këtë treg vendosin të njëjtat rregulla, madje përdoret i njëjti fjalor si në një treg të zakonshëm mallrash. Flitet për çmim e skonto (ulje çmimi), për sasi (“kohë pune”, frekuencë, herë), cilësi (moshë, paraqitje, profesionalizëm), për klientë të rastit e të abonuar, për konkurrencë (të butë e të egër) etj., etj. Edhe këtu “rregullatori” është ligji bazë i çdo tregu: oferta e kërkesa. Pra prostitucioni ushtrohet, si rregull, nga një çift (në disa raste ai ushtrohet edhe në grup), si rregull bipolar (por ekziston edhe homoprostitucioni), i cili i bindet një “kontrate” shkëmbimi para-seks.
Paul Golbstein (1979), i ka klasifikuar llojet e prostitucionit nga pikëpamja e pjesëmarrjes në punë dhe e rrethanave të punës. Pjesëmarrja në punë lidhet me shpeshtësinë e përfshirjes së një gruaje në prostitucion. Shumë gra janë përfshirë në prostitucion vetëm përkohësisht, para se ta braktisnin atë për një kohë të gjatë apo përgjithnjë. “Prostitutat e rastit” janë ato që, në mënyrë të parregullt, pranojnë para për seks, duke plotësuar të ardhurat nga burime të tjera. Të tjerat merren vazhdimisht me prostitucion duke nxjerrë prej
tij pjesën më të madhe apo të gjitha të ardhurat. Rrethanat e punës nënkuptojnë llojin e mjedisit të punës. Një prostitutë rruge e kërkon biznesin në rrugë. Një vajzë me telefon (call girl,) i kërkon klientët ose kërkohet prej tyre, përmes telefonit. Një prostitutë shtëpie punon në një shtëpi apo klub privat. Në kushtet e
legalizimit, prostitucioni ushtrohet në qendra legale, në shtëpi publike.
Arsyet e protituimit, pak të studiuara
Shumë studiues kanë analizuar prostitucionin në vende të veçanta apo, në disa raste, deri rolin e tij në vetë historinë e këtyre vendeve. Anne Summers (1975), për shembull, ka argumenuar se prostitucioni ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e Australisë. Kjo sepse shumica e të ashtuquajturave “nëna themeluese” të dërguara atje nga kolonët, ndërmjet viteve 1788 - 1867, ishin prostituta britanike.
Por me gjithë literaturën e pafundme për këtë dukuri të cilësuar si “profesioni më i vjetër në botë”, shumë pak studime janë bërë për të shpjeguar arsyet e vërteta që i çojnë disa femra të “përvetësojnë” pikërisht këtë profesion dhe jo një tjetër (Bryan, 1986: 257), sikurse janë bërë fare pak hetime të drejtpërdrejta për këtë dukuri. Kjo lidhet deri diku me faktin se vetë prostitutat, si rregull, nuk pranojnë të anketohen e të japin intervista. Në prostitucion “ngjarjet” nuk zhvillohen si në teatër, ndaj më shumë zotëron prapaskena. Pra nuk është e lehtë të bëhet vëzhgim i drejtpërdrejtë sociologjik me qëllim studimi, sidomos kur prostitucioni është i painstitucionalizuar.
Rasti i Shqipërisë, miliarda dollarët e një tregu “hije”
Përmasat e prostitucionit është vështirë të llogariten me shifra, qoftë edhe për faktin se ai ushtrohet kryesisht si një treg ilegjitim, pra si trafik i seksit dhe i vetë grave të paracaktuara për këtë treg të mistershëm. Studiuesit pohojnë se trafikimi i grave për t i shfrytëzuar seksualisht përfaqëson sot një treg “hije” prej miliarda dollarësh. Gratë trafikohen për në, prej apo përmes çdo vendi e rajoni të botës. Ky trafik realizohet në mënyra që përfaqësojnë forma të skllavërisë. Vlera e “mallit-seks” llogaritet të jetë e rendit dhjetëra miliardë dollarë në vit. Madje ky treg mund të jetë më fitimprurës dhe më pak i rrezikshëm po të krahasohet me tregun e drogës apo të armëve. Parabërësit përmes këtij trafiku formojnë rrjetin ndërkombëtar të trafikantëve e tutorëve që, përgjithësisht, abuzojnë me ëndrrën e femrave për punë e për të ardhme më të mirë. Veprimtaria e këtij rrjeti jo vetëm kërcënon mirëqenien dhe statusin e grave, por edhe mirëqenien e stabilitetin social, politik dhe ekonomik të vendeve ku ata veprojnë. Sipas ILO (Organizata Ndërkombëtare e Punës), të ardhurat që vijnë nga tregtia e seksit vlerësohen si përbërës i rëndësishëm
i të ardhurave kombëtare të shumë vendeve të varfra, të cilat kanë një sektor (zë), të veçantë - “sektori i seksit”.
Në Europë, më shumë se në çdo kontinent tjetër, prostitucioni ka marrë trajtën e një trafiku ndërkombëtar, të paracaktuar për tregjet e prostitucionit të vendeve kryesore perëndimore. Kjo përfaqëson një veprimtari kriminale gjithnjë në rritje. Sipas një vlerësimi të kryer nga Organizata Ndërkombëtare për Migrimet (IOM), rreth gjysmë milioni femra prej vendeve të Europës Qendrore e Lindore, janë përfshirë në tregjet e seksit të Europës Perëndimore.
Ndryshe nga shumica e vendeve të tjera, në Shqipëri, deri në vitet 90-të prostitucioni, sikurse droga,
homoseksualizmi etj., nuk njihej si fenomen. Ky “përjashtim” lidhet, së pari, me jetën tradicionale shqiptare dhe të drejtën dokësore dhe, së dyti, me faktin se regjimi i hekurt komunist nuk lejoi përhapjen e tij.
Për dy studiues francezë, Raufer & Quere, shqiptarët e kanë në gen mafian, madje që nga koha parahomerike. Autorët shkojnë deri atje sa thonë se edhe prania e KFOR-it dhe UNMIK-ut në Kosovë, vetëm e fuqizon mafian, pikërisht se kjo prani ka ndikuar në ngritjen e shkallës së prostitucionit, pra të nivelit të të ardhurave të mafiozëve shqiptarë.
Prostitucioni dhe të drejtat universale të njeriut
A është bota e prostitucionit një botë pa të drejta, sikurse është pohuar në fillim të këtij artikulli? Për të dhënë një përgjigje sa më të argumentuar, po krahasojmë disa nga nenet e tekstit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut9, me nivelin e “të drejtave” që rezultojnë në botën e prostitucionit (tabela 1):
Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut është miratuar dhe shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, me rezolutën e saj nr. 217A/III, datë 10 dhjetor 1948. Shih: Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, botim i Qendrës Shqiptare të të Drejtave të Njeriut, Tiranë 1998.
Lidhur me dhjetë nivelet e mësipërme të krahasimit është e nevojshme të bëjmë disa sqarime, duke shfrytëzuar edhe të dhënat e sondazhit tonë: 1. Çdo individ ka të drejtën e jetës dhe të sigurisë, por në prostitucion gratë janë të pasigurta, të kërcënuara, të pambrojtura. Kam regjistruar debatet “e nxehta” (deri britmat), të një numri të madh prostitutash me klientët e tyre në hotelin “Stadler” në Romë. Dy-tre vjet më parë, së bashku me gruan time, kemi vrojtuar për një natë të tërë një prostitutë rruge pranë një ure në Lion të Francës, e cila punonte me një frekuencë të habitshme. Këto, për të mos shkuar më tej, më provojnë faktin që në prostitucion gratë “punojnë” me njerëz të panjohur, një pjesë e të cilëve janë edhe maniakë seksualë, njërëz të dhunshëm, me sjellje (edhe seksuale) devijante, me prirje kriminale deri edhe sadiste etj. Ato udhëtojnë në makinat e tyre, sikurse kalojnë nëpër parqe, lugina, poshtë urave e në vende të tjera të rrezikshme, sikurse nëpër shtëpi, dhoma hotelesh etj., duke qenë të pambrojtura
Ndër femrat e anketuara në Romë (vitet 1994 dhe 2002), del se në më shumë se ½ e rasteve (për shqiptaret) dhe në rreth ¼ e rasteve (prostitutat nga vendet e Perëndimit), rekrutimi është bërë me forcë ose me mashtrim nga një mashkull. Në mjaft raste për të realizuar këtë rekrutim ka ndërmjetësuar një prostitutë tjetër (tabela 2): Tabela 2: Hyrja juaj në prostitucion ishte vetërekrutim, rekrutim nga një tjetër prostitutë, rekrutim me forcë nga një mashkull, apo rekrutim në rrethana të tjera?
Në përqindje
Tabela 3: Hyrja në rrugën e prostitucionit ishte zgjedhja juaj e lirë, ishit e detyruar vetëm nga rrethanat apo e detyruar me dhunë nga dikush?
Në përqindje
Përgjigjet mbi mënyrën e rekrutimit të prostitutave Shqiptare Perëndimore
Ishte një vetërekrutim 14.2 22.6
Ishte rekrutim nga një tjetër prostitutë 22.6 48.1
Ishte joshje ose rekrutim me forcë/mashtrim nga një mashkull 57.8 24.0
Ishte rekrutim në rrethana të tjera 6.2 5.4
Gjithsej 100.0 100.0
Përgjigjet mbi zgjedhjen e profesionit të prostitutës Shqiptare Perëndimore
Ishte zgjedhja ime e lirë 21.5 39.2
U detyrova nga rrethanat 54.2 49.5
Dikush më detyroi të bëhem prostitutë 24.3 11.3
Gjithsej 100.0 100.0
42 Analiza sociologjike
Thuajse i njëjti përfundim arrihet edhe nga të dhënat e tabelës 3.
Vetëm një ndër pesë prostituta shqiptare pohon se profesioni i prostitutës ishte për të një “zgjedhje e lirë”. Të tjerat pohojnë se kanë qenë të detyruara nga dikush apo nga rrethanat.
3. Askush nuk mund t i nënshtrohet torturës, dënimeve apo trajtimeve mizore,
çnjerëzore, denigruese (OKB 1948/1998: neni 5), por gratë në prostitucion
janë të pambrojtura nga dhuna, torturat, keqtrajtimi etj. Prostitucioni
përfaqëson në mënyrë tipike një marrëdhënie të karakterizuar nga domonimi,
degradimi, vartësia. Për prostitutat që u përfshinë në sondazhin tonë, të
pangrënët, pagjumësia, rraskapitja, rrahjet, torturat, abuzimet fizike, seksuale
apo dhuna fizike e psikologjike ishin të zakonshme. Nga studimi ynë, sikurse
edhe nga studime të mëparshme, provohet se gratë në prostitucion janë
subjekte të një dominimi e dhunimi total.
4. Çdo njeri ka të drejtë t i njihet personaliteti juridik, në çdo vend e
në çdo rast (OKB 1948/1998: neni 6). Kjo lidhet me dinjitetin dhe
cilësinë e jetës. Por sa cilësore është jeta e prostitutave? Si një pyetje
e sondazhit tonë, ajo mori prej 204 prostitutave nga Evropa (edhe
shqiptare), Afrika, Amerika dhe Azia, përgjigjet e mëposhtme:
Tabela 4: Aspekte social-psikologjike të jetës së prostitutave
(Në përqindje)
Pyetjet e bëra për 204 prostituta Po Jo
A e doni jetën? 97,5 2.5
A ndiheni fajtore? 13.2 86.8
A e quani normale punën që bëni? 64.2 35.8
A keni menduar ndonjëherë të vrisni veten? 59.3 40.7
A duhet të lejohet prostitucioni? 90.1 9.9
A keni frikë nga vdekja? 68.6 31.4
A keni një të dashur? 42.6 57.4
A ndiheni e kërcënuar? 88.2 11.8
A ka ndryshuar sjellja seksuale nën kërcënimin e SIDA-s? 76.0 24.0
A do të vazhdoje të punoje si prostitutë edhe po ta dije se je
infektuar me virusin HIV?
23.5
76.5
A vuani nga ndonjë sëmundje seksualisht e transmetueshme? 30.4 69.6
A është e vërtetë që një mashkull ka një rol të rëndësishëm
menaxhues në karrierën tuaj si profesioniste?
88.7
11.3
A keni punuar fillimisht nën vëzhgimin e një personi tjetër? 77.9 22.1
A keni midis klientëve tuaj një apo disa të parapëlqyer? 93.6 6.4
A do ta ndërronit punën e sotme me një që të jep të ardhura
minimale, vetëm sa për të jetuar?
31.4 68.6
Lekë Sokoli 43
Meritojnë vëmendje përgjigjet që provojnë se shumica e
prostitutave (64.2 për qind), ushtrimin e prostitucionit e quajnë si
një punë normale; se 6 ndër 10 prostituta kanë menduar të vrasin
veten; se rreth ¼ e tyre pohojnë se ato do të vazhdonin të punonin si
prostitutë edhe po ta dinin se janë të infektuara me virusin HIV (!),
ndonëse pohojnë se rreziku i SIDA-s e ka ndryshuar sjelljen seksuale
të tyre (3/4 e tyre pohojnë se bëjnë seks të sigurtë). Rreth 90 për qind
e tyre pohojnë, gjithashtu, se kanë një mashkull tutor (kjo shumë më
e theksuar për emigrantet); se në shumicën e rasteve (77.9 për qind),
prostitutat kanë ndërruar tutor, domethënë janë shitur; se janë
përshtatur, gjithsesi, me punën që bëjnë derisa (68, 8 për qind e
tyre), nuk dëshirojnë ta ndërrojnë atë me një tjetër, sikur ajo të jepte
të ardhura minimale, vetëm sa për të jetuar etj., etj.
5. Barazia gjinore para ligjit është gjithashtu një e drejtë qytetare
(OKB 1948/1998: neni 8). Por në prostitucion kjo barazi nuk mund
të realizohet qoftë edhe për faktin se ligjet dënjnë vetëm gratë që e
ushtrojnë atë, por jo klientët e tyre. Ky përfaqëson një diskriminim
ligjor (gjinor, seksual).
Studiuesit kanë debatuar lidhur me legalizimin e prostitucionit,
nisur nga ideja se kjo pabarazi zgjidhet duke u njohur prostitutave të
drejtën e ushtrimit të profesionit të tyre. Në të vërtetë edhe kjo nuk
e zgjidh plotësisht problemin e (pa)barazisë, se në vend të viktimizimit
ilegal të prostitutave do të kishim viktimizimin legal të tyre.
Mund të vërehet, madje pa shumë vështirësi, se në vlerësimin e
prostitucionit ekziston një standard i dyfishtë. Madje edhe liria humbet
vetëm për gratë, jo për burrat. Policia shpesh dërgon njerëzit e saj te
prostitutat, për t i identifikuar dhe arrestuar ato. Për shkak të ushtrimit
të prostitucionit, ndër të arrestuarit janë shumë më tepër gra se burra.
6. Liria për të qenë i mbrojtur nga arrestimet abuzive/arbitrare është
e drejtë qytetare (OKB 1948/1998: neni 9). Ligjet që ndalojnë
prostitucionin i quajnë prostitutat si të inkriminuara edhe kur ato
janë të viktimizuara. Gratë në prostitucion nuk kanë as mbrojtjen e
policisë, derisa ato kryejnë një veprimtari të kundërligjshme.
Rrjedhimisht ato janë në mes të tre zjarreve: policia, tutorët dhe
klientët (sidomo klientët e dhunshëm).
Ky lajm është publikuar: 26/09/2008