Kryeministri: “94% e shqiptarëve aspirojnë anëtarësimin në BE”
Autori i Lajmit: red.
Kryeministri Berisha falënderoi përmes Shoqatës së Ish-deputetëve të Parlamentit Evropian, popujt, qeveritë dhe institucionet e shteteve evropiane që kanë mbështetur fuqimisht zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë gjatë gjithë periudhës së saj të demokracisë, gjatë një takimi me përfaqësinë e kësaj shoqate. Përfaqësuesit e Shoqatës së Ish-deputetëve të Parlamentit Evropian nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, si Gjermania, Britania e Madhe, Franca, etj, ndodhen për një vizitë në Shqipëri në kuadër të një projekti, që shoqata e tyre ka për të vizituar vendet që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Ata i shprehën Kryeministrit konsideratën më të lartë për punën dhe kontributin e tij personal në arritjet e shkëlqyera që Shqipëria ka pasur vitet e fundit në fusha të ndryshme të zhvillimit, arritje që i kanë ndryshuar fytyrën Shqipërisë dhe i kanë rritur prestigjin në sytë e Komunitetit Evropian. Berisha i falënderoi për konsideratën e lartë që ata shprehën për Shqipërinë dhe shqiptarët si dhe për punën e qeverisë në përpjekjet e saj për të përmbushur kriteret e Kopenhagenit dhe për t`u bashkuar sa më shpejt me familjen që ajo i përket, Komunitetin Evropian. Ai u shpreh se 94 % e shqiptarëve aspirojnë anëtarësimin në BE dhe se qeveria shqiptare ka ndërmarrë dhe po zbaton me vendosmëri të gjitha reformat e duhura për ta bërë këtë "projekt-ëndërr" të tyre, një realitet. Përfaqësuesit e Shoqatës së Ish-deputetëve të Parlamentit Evropian e siguruan kryeministrin Berisha për mbështetjen nga ana e tyre të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe të zhvillimit të mëtejshëm të gjithanshëm të vendit tonë.
Ky lajm është publikuar: 26/09/2008