E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho në histori të futbollit

Ish ylli brazilian Paulo Roberto Falcao beson se Jose Mourinho ka krijuar një trashëgimi në botën e futbollit.

58 vjeçari ka lavdëruar portugezin për arritjet e tij duke thënë për Marca: “Mourinho është trajner me përvojë dhe garues i madh. Ai është mësuar të fitojë dhe ka ndërtuar një trashëgimi në futbollin botëror. Ajo çka bëri në Porto, Chelsea, Inter dhe tani Real Madrid tregon aftësitë e Mourinhos për të fituar. Ekipi është shumë i mirë dhe duket edhe më i fuqishëm se sezonin e kaluar”.

Reali është mysafir i Gijonit të shtunën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›