E Shtunë, 31 Tetor 2026

Capello mund të vazhdojë me Anglinë

Sir Trevor Brooking ka thënë se Fabio Capello mund të mbetet në postin e selektorit të Anglisë edhe pas Euro 2012. Kontrata e Capellos skadon në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa ai tashmë spekulohet me angazhim në klube të ndryshme evropiane.

Por, Brooking, drejtor i zhvillimeve në Federatën angleze të Futbollit, tha për BBC Radio 5 Live se italiani mund të vazhdojë.

“Kontrata e Capellos skadon në verë, por kurrë nuk duhet thënë kurrë. Ne synojmë që në Euro 2012 të paraqitemi më mirë se në Botërorin 2010”, tha Brooking.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›