E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosjet, PD nuk tërhiqet

Tiranë -Pavarësisht presionit të institucioneve perëndimore për ligjin e hapjes së dosjeve, partia në pushtet, ajo demokratike duket e vendosur për ta zbatuar një ligj të tillë. Kryetari i grupit parlamentar Astrit Pazoti deklaroi sot në Parlament, se mazhoranca i mirëkupton shqetësimet e ndërkombëtare, por ka shtuar se Ligji i Lustracionit do të vihet në zbatim. "Ky ligj nuk ka qenë asnjëherë debat mes nesh dhe ndërkombëtareve, po ka qenë debat mes nesh dhe opozitës. Shqipërinë me Evropën e ndan mos denoncimi i krimeve tëe komunizmit"-tha ndër të tjerash Patozi.

Sipas kreut të grupi kuvendor demokrat, me anë të Ligjit të Lustracionit, objektiv mbetet pastrimi i institucioneve më të larta shtetërore nga fosilet e së shkuarës, duke u bërë thirrje deputetëve socialist që të çlirohen nga komplekset e se shkuarës dhe të arrijnë konsensus për këtë kauze te drejtë.

Ndërkohë, Valentina Leskaj nga Partia Socialiste tha se opozita është e gatshme te hape dosjet, por kjo duhet te behet duke marre parasysh shqetësimet e ngritura nga ndërkombëtaret. "Se fundmi BE, por edhe SHBA dhe institucione të tjera ndërkombëtare kanë tërhequr vërejtjet e tyre për këtë ligj dhe kanë kërkuar konsensus politik"-deklaroi Leskaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›