E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontroll mbi bankat evropiane

Autoriteti bankar europian ka konfirmuar monitorimin e bankave të bashkimit Europian. Ky organizëm ka deklaruar se do të mbledhë të dhëna mbi pasurinë e bankave europiane dhe ekspozimin e tyre mbi borxhin Sovran.

Bëhet fjalë për të dhëna që do të mblidhen sëbashku edhe me supervizorët kombëtarë dhe në linjë me rekomandimet e vendosura nga vet autoriteti pas publikimit të rezultateve të stress testit të vitit 2011. Pikërisht ne atë rast Autoriteti bankar euroopian, u kishte kërkuar bankave me një ekspozim të dukshëm të riskut Sovran, të fuqizonin kapitalin e tyre.

Autoriteti do të vlerësojë veprimet e ndërmarra nga institutet financiare dhe do të referojë mbi aplikimet aktuale të vendimeve të marra brenda gjysmës së dytë të vitit të ardhshëm. Në muajin korrik 90 banka europiane iu nënshtruan një prove stresi nga Autoriteti bankar europian, ku ishte vendosur si domosdoshmëri një kapital bazë prej 5%.

Nga stress testi rezultuan të dobëta vetëm tetë prej tyre. Ndërkohë që sipas propozimit të ri të autoritetit flitet për një testim, duke u bazuar në një nivel referimi të kapitalit në nivelin e 7%. Sipas drejtuesve të Autoritetit bankar europian, sa më i lartë të jetë niveli i kapitalit bazë aq më tepër reduktohen mundësitë e dështimit të një banke dhe kostot e tyre të financimit. Por sipas ekspertëve, një nivel i tillë i kapitalit bazë, do të ngelte nga provimi rreth 48 banka europiane.

Gjithsesi autoriteti ka bërë të ditur se kërkon të dhëna të azhurnuara mbi kapitalin dhe ekspozimin e tyre Sovran dhe se nuk ka ndërmend të kryej një stress test, por ka refuzuar të jap detaje të mëtejshme rreth operacionit mbi kontrollin e bankave. Ekspertët mendojnë se nëse do të aplikohet një testim i ri për bankat, për një nivle më të lartë të kapitalit, më të goditurat do të ishin bankat greke si NbG dhe Eurobank, por edhe të tjera banka huadhënëse.

Presidenti i BQE, në daljen e fundit publike, deklaroi se bankat europiane gjenden në një zonë rreziku për shkak të krizës së borxheve sovrane. Shqetësimet i kanë shtyrë liderët t’i kërkojnë AbE të realizojë një rishikim të shpejtë të stress testit, në mënyrë që të vlerësojë më mirë pikët më të forta kritike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›