Zelanda e Re ndodhet prane katastrofes ekologjike
Zelanda e Re ndodhet pranë katastrofës ekologjike pas derdhjes në det të qindra ton naftë nga një anije cisternë, e cila sipas marinës së Zelandës së Re, dyshohet se ka goditur një shkëmb që i ka shkaktuar asaj një çarje tepër të madhe në mes të saj.
Zyrtaret thonë se mund të ketë rrjedhur deri në 350 ton nafte nga 1700 ton që kishte anija.
Derdhja u lokalizua në një nga depozitat e anijes Rena, në ujërat detare në veri të Zelandës.
Autoritetet neo-zelandeze dyshonin në fillim se rrjedhja ishte dike tek 30 ton, por pas verifikimeve më të hollësishme është vënë re se derdhja e naftës në det shkon nga 130 deri në 350 ton.
Kjo sasi do të shkaktojë një dëm të konsiderueshëm ekologjik dhe çrregullim të sistemeve jetësore që janë krijuar, kryesisht në ujërat detare.
Kushtet e këqija atmosferike kanë bllokuar operacionet e ndihmës.
“Unë dua të pranoj se kjo ngjarje ka ardhur në një fazë ku mund të quhet fatkeqësia më e madhe e Zelandës së Re dhe e mjedisit detar”, u shpreh kështu ministri i Mjedisit, Nick Smith në një konferencë për shtyp.
Ndërkohë që parashikimet meteorologjike flasin për një përkeqësim të motit në ditët në vijim.
Zyrtarët kanë mbyllur plazhet e prekura dhe banorët në afërsi të bregdetit u është thënë të qëndrojnë larg zonave të ndotura.
Rreth 200 njerëz janë të përfshirë në operacionin e ndihmës, ndërkohë që 300 anëtarë të personelit ushtarak janë në gatishmëri për të pastruar plazhet.