E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papunësia, replika Bushati-Mëhilli

Shifrat për nivelin e papunësisë u bënë dje objekt i replikave në distancë mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Nënsekretari për programin në PS, Ervin Bushati, deklaroi se shifrat zyrtare të papunësisë janë të manipuluara dhe fshehin realitetin që njerëzit e deklarojnë në mënyrë të përsëritur përditë dhe në çdo sondazh, sado të thjeshtë. Bushati kujtoi premtimet e PD-së në programin e saj qeverisës të 2005-ës, duke u shprehur se shifrat e papunësisë vazhdojnë të jenë më keq se 4 vjet më parë. Pas deklaratës së Bushatit nga selia rozë, reagoi zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli. Ajo tha se Partia Demokratike e ka konsideruar dhe e konsideron punësimin si një nga objektivat madhor të programit të saj, duke e konsideruar atë si një çështje parësore dhe ia ka dalë që për një afat kohor 3-vjeçar, sipas dokumenteve zyrtare, të jenë punësuar rreth 80 000 punëtorë e punonjës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›