E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paris Hilton në kërkim të gjakut mbretëror



Pak gjak mbretëror duket se nuk ka çmim. Sidomos nëse quhesh Paris Hilton. Trashëgimtarja më e përfolur e botës është gati të paguajë qoftë edhe një milion euro, për të përftuar një titull fisnikësh i cili do ta shquante nga borgjezia dhe yjet e spektaklit. Lajmi u bë i ditur nga e përditshmja amerikane “Vip Magazine” e cila rrëfen sesi Paris po përpiqet për të zgjedhur një titull fisnikësh. Një prej familjeve në të cilat do të donte të bënte pjesë është me siguri ajo e markezëve Freskobaldi në Itali e mërmendur edhe nga shkrimtari i madh Dante në Komendinë Hyjnore. Motivi i kësaj dëshire duket se është: trashëgimtarja e cila parapëlqen Italinë dhe Toskanën ka mbetur e magjepsur nga ky vend. Një masë e vogël gjaku mbretëror duket se vjen shumë duke parë se Hilton për momentin nuk është e gatshme për një martesë me ndonjë fisnik jo të hijshëm. Në SHBA, gjithmonë e më shumë po vihet re tendenca për marrjen e një titulli fisnikësh nga Europa. NË internet mund të shohim adresa që analizojnë origjinat e mbiemrave të familjeve të mëdha amerikane me lidhje të mundshme ose të sajuara me familjet e mëdha të përtej oqeanit.

25 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›