Kur atdheu tretet ne syte e mi
Entela Safeti KASI
As në qiell as në tokë, por në areoportin “Nënë Tereza” të Tiranës, me një biletë avioni dhe pasaportën shqiptare në dorë, kuptova se si ashtu prej “rastësisë apo fatit”, mund të mbetesha pezull si njeri apo shkrimtare e gjuhës shqipe, ndërsa flamuri i vendit tim është ngritur në International Convention Center në Shangai, për të celebruar mes të tjerëve praninë e gjuhës shqipe në Kongresin e XVIII të Federatës Botërorë të Përkthyesve, që u mbajt nga data 3 deri më 7 gusht 2008. Dhe kështu ndalon koha, që vjen prej një ore ekzakte, të cilën nuk e ke njohur apo nuk e ke ditur më parë…
Dhe thuhet se shkrimtarët komunikojnë çuditshëm me kohën dhe veten, ndoshta subkoshienca dhe realiteti i pasaportës sime më kishin bërë të përqëndrohesha te realiteti i pamundësisë së mbërritjes të shkrimtarëve lindorë në aktivitete ndërkombëtare për shkaqe nga më absuriditete, ku liria e njeriut kufizohet nga mungesa e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut në botën moderne të shekullit të XXI kaq fatalisht.
1.
Kur kisha shkruar “Liri dhe frikë” dikur, në kujtesën time kishte mbetur pezull mosmbërritja e poetit dhe shkrimtarit palestinez Amed Dervish, mjaft i njohur, kandidat për çmimin Nobel, në Festivalin Nërkombëtar të Poezisë në Izmir në vitin 2007, ku edhe unë isha e ftuar të merrja pjesë. Për asrye të paqarta, ai ishte ndaluar dhe kthyer mbrapsht nga autoritetet kufitare në vendin e tij. Në raportin tim të fokusuar edhe në këto çështje themelore (u mbajt në Ohër në Qershor 2008 në Konferencen e radhës të International Pen, i cili më pas u botua paralel nga shumë media të shkruara dhe online), me të drejtë kisha përcaktuar pamundësinë e lirisë për të qënë prezent shkrimtari aty ku shkon vepra, e cila i kapërcen para krijuesit të saj të gjithë kufijtë gjuhësorë apo shtetërorë të shumë vendeve, me shpejtësinë maramendëse të dritës, por në krahun tjetër shkrimtarit, për arsye nga me absurdet, i takon të jetë larg saj edhe në kohët moderne.
Ndoshta fati i njerëzve të letrave mbetet i njëjtë në kohë të ndryshme, dhe kështu mohimi, ndalesa apo pamundësia i mbajnë ata larg vendit ,ku duhet të jenë në një kohë të caktuar për ata. Por këtë herë koha kishte rezervuar për mua të njëjtin fat, që dikur kishin patur shkrimtarë nga vende të izoluara ose nga lindja.
2.
Pas mbledhjes se Këshillit Drejtues te Federates Boterore të Përkthyeseve, isha ftuar të merrja pjesë në kongresin e XVIII të Fedeartës, me peshën e përfaqësimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë, midis mjaft shkrimtarësh dhe përkthyesish nga 76 vende të botës. Tema qëndrore ishte: “Përkthimi dhe ndryshimet kulturore.”
Flamuri shqiptar u ngrit për të dytën herë radhazi, sepse ishte hera e dytë që merrja pjesë në një veprimtari të tillë.
Kujtoj se, për herë të parë, isha në Finlandë, në pallatin e Kongreseve në Tampere, në gusht 2005. Me atë rast botime të ndryshme udhëtuan si shkëmbim në urën e përkthimit nga gjuhë të tjera në gjuhën shqipe dhe mjaft kontrata u çelën për librat dhe poezitë e mia nga gjuha shqipe në gjuhë të tjera.
Bota e qytetëruar i kushton një vëmendje të jashtëzakonshme shkëmbimeve kulturore në fushën e letrave, sepse letërsia vrapon para politikave dhe fjala vrapon para të gjitha marëveshjeve politike…
3.
Paralel në Pekin fillonte lojërat olimpike dhe me shumë të drejtë shteti Shqiptar i krijoi kushtet sportit për përfaqësim dinjitoz, ndërsa Federate e Gjuhëve mban ne Shangai kongresin e radhes, mua shkrimtares shqiptare ndoshta më duhet të kap mikrofonët dhe të them ‘ja ku jam’, sepse Flamuri i kombit tim është shpalosur midis të tjerëve ndërsa unë ndjek online punimet e kongresit, nga Tirana, pasi për shkak të ligjit, rregullit apo absurdit u ktheva mbrapsht, u ndalova të kapërcej kufijtë shtetërorë nga aeroporti “Nënë Tereza” i Tiranës, edhe pse isha pajisur me vizë të rregullt, isha informuar se bileta ime ishte e vlevfshme, ndërsa sipas autoriteteve vëndase bileta ime e avionit ishte e pavlefshme për shkak te dy tranziteve shengen, Romë, Paris, Shangai etj etj…
E shokuar (isha informuar më parë që një biletë e tillë nuk përbente problem), u ktheva në shtëpinë time dhe njoftova Federatën për mosmbëritjen time në kongres. Librat dhe raporti im për temën u kthyen mbrapsht me mua dhe kuptova se sa e dhimbshme dhe tronditëse është për një shkrimtar të mos jetë aty ku janë të gjithë.
4.
Nga saiti online i kongresit ndoqa ceremonine e hapjes, me fjalën e z. Wang Cheng, ministër i Zyres së Informacionit në Këshillin e Shtetit; z. Wu Jinamin, ish-ambassador i Republikës së Kinës në Francë, për të cilin vetë presidenti Shirak kishte organizuar dikur një ceremoni solemne me rastin e përfundimit të mandatatit si ambassador; z. Karl Johan Larhoth, drejtor i përgjithshëm në Drejtorinë e përgjithshme të përkthimit në Komisionin Europian; z. Cu Jegua, Akademia e shkencave sociale në Pekin; znj. Sheril Hinhakken, Sekretare e përgjithshme e Federatës; z. Huang Youi, i zgjedhur Zv/president i Federatës, Bente Christiensen, Zv/preidente e Federates, e shumë lajme për mbëritjen e miqve të mi, Salah Ali, perkthyes mjaft i njohur dhe professor i letërsisë në Universitete të ndryshme, Mannana Dumbadze nga Gjerogjia, Faiha Abdulhadi nga Palestina etj.
Ndodh që vepra të bukura ti takojnë humbjes në udhëtim, ndoshta libra, kartvizita dhe lule, por është një absurditet që, në kohët moderne, njerëz nga bota e letrave t’i takojnë mosmbërritjes. Ende si një absurditet në kujtesën e kohës dhe historinë e Fedreatës së Përkthimit do të mbeten dy ngjarje, mosmbëritja e përfasueses së gjuhës shqipe për shkaqe ende të paqarta, e kthyer mbrapsh nga autoritete shqipatere më 2008, dhe vendi i nderit në tavolinën e këshillit drejtues të Federatës në 2005, pikërisht per të njëtën perfaqesuese, kur gjuha shqipe ishte ftuar për herë të pare.
5.
Në të dyja rastet isha shkrimtarja që përfaqësoja gjuhën dhe letërsinë e vendit tim në krah të flamurit kombëtar, dhe sot si shkrimtare e gjuhës shqipe e shoh të udhës të them se atdheu nuk është kurrë i tepërt në jetën e shkrimtarit. Në modernitetin e kohës, çdo shkrimtar mund të zgjedhe të jetë me ose pa atdheun, por gjithmonë në atdheun e shkëlqyeshëm të shkrimtarëve, në botën e letërsisë, atdheu, copa e tokës në gjuhën e nënës, e kufizuar me kufij gjografikë, merr një pamje solemne dhe të bën të kesh peshën tënde specifike mes atdheve dhe gjuhëve të gjithkujt; është pikërisht pesha e tij, kuptimin e së cilës e ndjen ai që e njeh. Në Shangai sot është edhe pesha e Flamurit dhe e gjuhës shqipe, ndërsa unë shkrimtarja shqiptare, vazhdoj të mendoj për “Lirinë dhe frikën”, për”Shkrimtarin me dhe pa atdhe”, në studion time në Tiranë, në muzgun e çuditshëm të lindjes brenda atdheut tim të kufizuar…pasaportën…të drejtat dhe liritë themelore të njeriut…deri kur?!
Tiranë, gusht 2008
25 Gusht 2008