E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babai i dehur vret të birin se do linte të fejuarën

27/09/2011  60-vjeçari kishte pirë alkool dhe grindet me të birin. Sherri përfundon në vrasje

27-vjeçari ishte emigrant në Greqi, nuk donte të shkonte më atje

MALESI E MADHE- I biri do linte të fejuarën, ndaj babai i dehur e qëlloi me çifte, duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të pasdites së të hënës në banesën e familjes Lula në fshatin Stërbeq të rrethit Malësi e Madhe. Sipas burimeve policore, 60-vjeçari Marash Lula në grindje e sipër ka qëlluar për vdekje me anë të një arme gjahu të birin e tij shtetasin Edmond Lula, 27 vjeç. Pas kësaj ngjarje, autori ka lajmëruar policinë për krimin e kryer dhe ka kërkuar të vetëdorëzohej. Nga hetimet paraprake rezulton se Marash Lula ishte konsumues i alkoolit dhe vazhdimisht kishte pasur debate me të birin për këtë problem. Të njëjtat burime sqarojnë se rreth orës 14:45 të së hënës, shtetasi Marash Lula ishte kthyer në banesën e tij, pasi kishte konsumuar sasi të mëdha pijesh alkoolike. Në gjendje të dehur ka filluar debatin e të birin, debat i bërë me zë shumë të lartë e të ashpër saqë të bërtiturat janë dëgjuar edhe nga fqinjët. Mendohet se njëri nga shkaqet e debatit ka qenë pija për të cilin i biri i kërkonte vazhdimisht që ta linte. Ndërkohë burimet shprehen se debati është përzier dhe me ndarjen e viktimës Edmond Lula me të fejuarën e tij, si dhe kthimin e tij nga Greqia ku kishte qenë emigrant. Shtetasi Edmond Lula kishte 7 muaj që ishte kthyer nga Greqia dhe nuk donte të shkonte më atje. Ndërkohë, viktima Edmond Lula kishte vetëm pak kohë që ishte ndarë nga e fejuara. Të gjithë këta elementë janë përfshirë në debatin atin e bir të familjes Lula, derisa shtetasi Marash Lula ka marrë çiften dhe është drejtuar nga i biri. Klodiani ka tentuar të largohet me shpejtësi nga shtëpia në momentin që i ati kishte marrë çiften, por e shtëna e armës së gjahut ia ka prerë rrugën në mes. I ati e ka qëlluar nga afër brenda oborrit të banesës së tij. Pas të shtënës në banesën e shtetasit Lula kanë shkuar me shpejtësi fqinjët dhe të afërmit, të cilët kanë nxituar ta çojnë me shpejtësi Klodianin për në spitalin rajonal të Shkodrës. Përpjekjet e tyre kanë qenë të kota, pasi plaga e marrë nga çiftja e të atit kishte qenë vdekjeprurëse. Pas kësaj ngjarje policia ka arrestuar të atin e viktimës, shtetasin Marash Lula, i cili është vetëdorëzuar së bashku me armën e krimit.

V.Abdyli

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›