E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajmi/Radikalët e Agimit të Artë “festojnë” bashkë me Edi Ramën kundër Europës

26-11-2012 / Gazeta 55

Është e çuditshme por e vërtetë: partia me prirje nazifashiste në Greqi “Agimi Artë” që sulmon çdo shenjë të etnicitetit jo grek ka lejuar Partinë Socialiste të organizojë një tubim militantësh në Athinë. Anëtarët e “Agimit të Artë” janë bërë protagonistë ditët e fundit duke sulmuar çdo të huaj në Greqi, sidomos në kryeqytetin  e Athinës, pasi i shikojnë të huaj si përgjegjës të mungesë së punës. Ky protagonizëm i tyre në ditët e fundit nuk është parë në pengimin e takimit të Ramës, çka do të ishte një praktikë normale për të sojin e organizatës së tyre. Kjo heshtje e “Agimit të Artë” zhurmon edhe më shumë takimin e Edi Ramës në Greqi, pasi vërteton lidhjen e nëndheshme me faqezijtë në të anën e kufirit. Partia Socialiste dega Greqi prej ditësh ka marrë kontakte me përfaqësues të “Agimit të Artë” për mbarëvajtjen e takimit të Ramës.
Radikalët grekë të heshtur janë të kënaqur së tepërmi për qëndrimet politike të Ramës në Tiranë, që për ta është një bekim bllokimi i  tre ligjeve dhe vonimi i marrjes së statusit të vendit kandidat, ndërsa për qytetarët shqiptarë një mallkim, pasi mos marrja e statusit të vendit kandidat do të thotë zero përfitime nga fondet zhvillimore të Bashkimit Europian. Paratë e parashikuara për vendet me status kandidat në rajon janë duke u planifikuar në Bruksel. Me siguri destinacioni i ndryshuar i parave të parashikuara për Shqipërinë me status kandidat do të jenë pjesë plus për shpëtimin e Greqisë nga falimentimi financiar. Dhe një prej arsyeve që “Agimi i Artë” heshti për manifestimin e Edi Ramës është mirënjohja për shuarjen e fondeve Greqisë, duke ia hequr Shqipërisë pa status.
Sidoqoftë Kryesocialisti Rama shfrytëzoi rastin për t’u bërë thirrje emigrantëve të bëhen pjesë e ndryshimit të madh në 2013.
Athina është baza e rekrutimit të militantëve radikalë që s’kanë asgjë për të humbur, çka u pa në mobilizimin e disa kokave  në demonstratën e dhunshme të 21 janarit 2011.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›