E Shtunë, 31 Tetor 2026

Noka: Shqipëria, zero tolerancë kundër krimit ekonomik,

26-11-2012 / Gazeta 55

Takimi i 9-të të Ministrave të Brendshëm të forumit Bashkëpunimi Ekonomik i Detit të Zi, në Stamboll

“Shqipëri angazhim në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe trafiqeve”
 
“Luftimi i krimit të organizuar, trafikimit ilegal të drogës, armëve, qenieve njerëzore, pastrimit të parave, terrorizmit dhe krimit kiberentik” ishte në  takimit të 9-të të Ministrave të Brendshëm të forumit Bashkëpunimi Ekonomik i Detit të Zi, që u zhvillua në Stamboll, Turqi. Në qendër të vëmendjes së diskutimeve të ministrave të brendshëm të vendeve anëtare, ishte lufta kundër krimit të organizuar, trafikimit ilegal të drogës, armëve, qenieve njerëzore, terrorizmit dhe pastrimit të parave në vendet e tyre, por edhe forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve mes vendeve të Bashkëpunimit, si në nivel të organizatës ashtu edhe në nivele bilaterale.
I pranishëm në forum, Ministri i Brendshëm Flamur Noka, na fjalën e tij shprehu vlerësimin për organizmin e shkëlqyer, nga pala turke dhe besimin se punimet e forumit do të shënonin një tjetër sukses në axhendën e përbashkët, u ndal në rëndësinë rajonale, por edhe më gjerë të këtij forumi.
Gjatë diskutimit, Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, pasi bëri një ekspoze të ecurisë dhe arritjeve të Shqipërisë në luftën kundër veprimtarive kriminale në fjalë, rolin e saj të rëndësishëm për stabilitetin në rajon e më gjerë, parashtroi vizionin e Shqipërisë, sa i takon formave dhe mjeteve të reja, që vendet e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, duhet të kenë në konsideratë për të rritur efikasitetin në luftën e përbashkët kundër krimit.
Ministri Noka nënvizoi se, thelbi i suksesit është te forcimi i bashkëpunimit rajonal në të gjitha aspektet, por edhe hapja e forumit dhe përfshirja në të edhe vendeve të tjera.
Në vijim të diskutimit të tij, Ministri Noka theksoi se objektivi i përbashkët madhor për të luftuar më sukses çdo veprimtari kriminale mund të realizohet vetëm sajë bashkëpunimit të ngushte mes agjencive të zbatimit të ligjit të vendeve tona.
Gjatë zhvillimit të punimeve të forumit Ministri Noka zhvilloi takime më homologët e vendeve të pranishme në këtë takim.
Gjatë takimit me ministrin e Brendshëm të Turqisë,  Idris Naim Shahin, u vunë në pah marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy institucioneve, dy qeverive, por edhe dy popujve tanë.
Nga ana e tij ministri  Noka vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes vendeve, qeverive të tyre, por edhe dy popujve. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Idris Naim Shahin, vuri në pah hapat shumë pozitivë që ka bërë Shqipëria në luftën kundër krimit dhe trafiqeve  të paligjshme, dukë u bërë faktor sigurie dhe stabiliteti për gjithë rajonin. Shahin vlerësoi angazhimin e Shqipërisë në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe shprehu bindjen se mes dy vendeve do të vijojë ky bashkëpunim i shkëlqyer.
Gjatë takimit me homologun kroat, Ranko Ostojiç, u vlerësua niveli i bashkëpunimit dypalësh, i cili i shërben jashtëzakonisht shumë forcimit të stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë. Ministri Noka vlerësoi rolin e Kroacisë, e cila edhe pse me statusin e vëzhguesit, luan një rol të rëndësishëm për forumin, por edhe për gjithë rajonin. Ministri i Brendshëm i Kroacisë Ranko Ostojiç vlerësoi arritjet e Shqipërisë në luftën kundër krimit, trafikut të drogës e atij të qenieve njerëzore, si edhe rolin e saj për krijimin e një klime bashkëpunimi tepër frytdhënëse në të gjithë rajonin.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›