Babai i "vrimave të zeza", rëndë në spital
Matematikani britanik me famë botërore, Stephen Hawkins
është dërguar dje me urgjencë në spital, duke qenë se situata e tij shëndetësore ishte shumë e rëndë. Sipas zëdhënësve të spitalit, ai ishte shtruar me një infeksion të rëndë të gjoksit për të cilin po mjekohej që prej disa javësh. Të dhënat nga spitali bëjnë të ditur se profesori është shumë i sëmurë dhe se do të qëndrojë në spital për një kohë ende të papërcaktuar. 67-vjeçari që qëndron në një karrige me rrota, i njohur për studimet e tij në lidhje me vrimat e zeza, ka qenë inaktiv që nga mosha 21-vjeçare kur u diagnostikua me sklerozë dhe artrit, një sëmundje e pashërueshme. Për shumë vite ai ka qenë thuajse plotësisht i paralizuar dhe aktualisht komunikon përmes një sintetizuesi elektronik të zërit, që e aktivizon me gishtërinj. Ai është i shquar për kërkimet në fizikën kuantike dhe për studimin e mëtejshëm të teorisë së përgjithshme të relativitetit, teorive të mekanikës kuantike që ka bërë me botën e thërrmijave subatomike. Ai është autor i librit të famshëm "Një histori e shkurtër e kohës" dhe "Universi në një guaskë".