E Shtunë, 31 Tetor 2026

CIA torturoi 183 herë të dyshuarin e 11/9

Hetuesit e CIA-s e kanë përdorur teknikën e "zhytjes së kokës në ujë", që konsiderohet e jashtëligjshme nga Konventa e Gjenevës, plot 183 herë ndaj personit të akuzuar si "truri" i sulmeve të 11 shtatorit, Khalid Sheikh Mohamed. Sipas të përditshmes amerikane "The New York Times", në vitin 2005, një memorandum i Departamentit të Drejtësisë tregon se i burgosuri i parë, i pyetur sipas programit të posaçëm të CIA-as, ishte torturuar 83 herë. Presidenti aktual, Obama, e ka ndaluar përdorimin e një mjeti të tillë të marrjes në pyetje, duke iu kundërvënë kështu politikës së Bushit, sipas së cilës një mënyrë e tillë nuk përbënte torturë. Komiteti i Senatit për Inteligjencën po heton aktualisht programin e marrjes në pyetje, që nën qeverisjen e Bushit përfshinte edhe mënyra të tjera të torturimit të të burgosurve, si atë të përplasjes në mur, apo privimin e të burgosurve nga gjumi. Sipas zyrtarëve të administratës së Bushit, metoda të tilla ishin të nevojshme për të marrë informacionin e duhur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›