I dyshuar per vjedhje, gjykata e le ne burg Xhepan
NAPOLI - Gjykata e Napolit, ka dhene "burg pa afat" per nje shqiptar te dyshuar per grabitje ne Itali. Autoritetet e drejtesise italiane kane marre masen e arrestit me burg ndaj shqiptarit 37-vjecar, Andi Xhepa, qe konsiderohet fajtor per "tentative grabitjeje ne bashkepunim". Xhepa, rezulton te jete pjese e nje bande italo-shqiptare e cila u shkaterrua ne korrik te 2007. Masa eshte marre nga Gjykata e Napolit. Andi Xhepa ka tentuar te detyroje nje shitese ne Santa Maria la Fossa te paguaje nje shume parash ne shkembim te kthimit te dy autoveturave "Mercedes" te cilat ishin vjedhur me 20 nentor te 2006. Shqiptari, ben te ditur media italiane, ndodhet tashme i ne burg. A. C