E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italiani si jep pagen dhe e plagos me arme

PAVIA - Pronari nuk i jep parate e punes, por dhe e qellon me arme, cifte. Ngjarja ka ndodhur ne Pavia, Itali dhe ka si protagoniste pronarin italian te nje punishteje artizanale si dhe nje emigrant shqiptar, Blendi Gramozi, qe kishte disa muaj qe punonte aty. Shqiptari, Gramozi, eshte qelluar me disa plumba nga punedhesi i tij. Ai eshte derguar me disa plage ne spital, duke bere qe policia te ndalonte pronarin italian, me emrin Luciano Schinelli, 44 vjec. Nderkohe qe identitetet e shqiptarit 27 vjec, nuk jane bere te ditura nga policia italiane, e cila tha se eshte duke hetuar per ngjarjen e ndodhur. Ngjarja mesohet te kete ndodhur gjate oreve te para te dites se djeshme, ne qytetin e Pavias, ku shqiptari kishte vite qe jetonte dhe punonte.

Plagosja

Kur 27-vjecari shqiptar, kishte shkuar per t'i kerkuar parate e fundit te muajit per punen qe kishte bere, pronari 44 vjec, Luciano Schinelli ne vend qe te nxirrte eurot nga xhepi, ka marre nje arme dhe ka qelluar mbi te riun shqiptar. Burimet e policise kane bere te ditur, se para se te qellonte mbi emigrantin, Schinelli dhe punonjesi jane zene me fjale me njeri-tjetrin. Sipas te dhenave, pronari i punishtes artizanale nuk pranonte t'i jepte shumen e parave qe kerkonte shqiptari. Ai e kishte marre ne telefon dhe kishte kerkuar qe te takonte punonjesin e tij, pasi kishte per te sqaruar dicka. Gramozi, i kishte thene qe ishte ne shtepine e vellait te tij. Por kur ka shkuar poshte shtepise, Schinelli e ka marre serish ne telefon 27-vjecarin dhe ka kerkuar qe ai te zbriste poshte dhe e ka kercenuar me vdekje. Duke folur ne telefon me punedhenesin e tij, i riu ka dale ne ballkon, dhe menjehere ne drejtim te tij eshte qelluar me cifte.

Arrestimi

Pasi ka qelluar me arme ndaj punonjesit te tij, Schinelli eshte larguar me shpejtesi me makine. Por pas pak momentesh ne vendin e ngjarjes kane mberritur patrullat e policise, qe kane marre informacion per ngjarjen dhe jane vene ne kerkim te autorit. Kerkimi ka qene i shkurter pasi Schinelli ishte ulur ne nje bar kafe, perballe vendit ku kishte qelluar. Ne fillim ai ka mohuar qe ka qelluar me arme ndaj shqiptarit, por pasi eshte derguar ne vendin e ngjarjes i prangosur, ka shpjeguar gjithcka per policine.

Plagosja

Pronari i punishtes e kishte marre ne telefon dhe kishte kerkuar qe te takonte punonjesin e tij shqiptar, pasi kishte per te sqaruar dicka. Gramozi, ishte ne shtepine e vellait te tij. Kur ka shkuar poshte shtepise, Schinelli e ka marre serish ne telefon 27-vjecarin dhe ka kerkuar qe ai te zbriste poshte dhe e ka kercenuar me vdekje. I riu ka dale ne ballkon, dhe menjehere ne drejtim te tij eshte qelluar me cifte.

Artan Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›