E Diel, 1 Nëntor 2026

“Babai rrëmbeu fëmijën e zhdukur”

 

Zhdukja e fëmijës shqiptar Mateo Dullia më 7 shtator të këtij viti, ka “pushtuar” mediat greke ditët e fundit. Gazetat kryesore në Greqi aluduan dje se i mituri është rrëmbyer nga personi që, sipas të dhënave ka qenë babai i tij. Pas ngjarjes duket se fshihet një histori, e cila dje është pranuar edhe nga nëna e fëmijës së zhdukur. Ajo pranoi se ka bashkëjetuar me të dyshuarin për rrëmbimin e fëmijës dhe pas kësaj bashkëjetese ajo mbeti shtatzënë. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “NOA”, Albana Dullia, nëna e fëmijës së zhdukur, pranoi se ishte njohur me shtetasin Hasan Kerim nga Siria dhe, pasi kishte parë gjendjen e rëndë të tij duke qëndruar pa dokumente në Greqi e kishte strehuar në shtëpinë e saj. Pas një bashkëjetese disamujore, Albana mbetet shtatzënë, por në këtë kohë gjithçka ndryshon tek partneri i saj, të cilin ajo e kishte ndihmuar në ditët më të vështira. “Ishte e tmerrshme. Ai nisi të më konsideronte si tokën e tij, karakteri i ndryshoi tërësisht, u bë i vrazhdë, fëmijën refuzonte ta mbanim. Këmbënguli shumë herë që fëmijën ta abortoja, arriti deri atje sa të më thoshte nuk e dua, nuk është i imi. Unë refuzova me bindje që të dështoja fëmijën tim të parë. Ishte një dhuratë nga Zoti dhe unë duhet ta nxirrja në jetë”, tha nëna e fëmijës së zhdukur gjatë intervistës për agjencinë “NOA”. “Ai u bë edhe më i keq dhe ndërsa isha në muajt e parë të shtatzënisë, u zhduk nga shtëpia”, vazhdoi rrëfimin nëna e fëmijës së zhdukur, duke thënë se nga ajo kohë partneri i saj nuk ishte bërë më kurrë i gjallë. Gazeta “Kathemirini” shkruante dje se prindërit e fëmijës u ndanë pas zhdukjes së djalit të mitur, ndërsa mediat e tjera konfirmonin këtë fakt, duke vënë në dukje rrezikun që i kanoset Mateos, pasi babai i tij ende i pakonfirmuar biologjikisht qëndronte pa dokumente në Greqi dhe kishte sjellje të dyshimtë. Lidhur me momentin e zhdukjes së fëmijës, nëna e Mateos e konsideron atë si një rrëmbim të pastër, dëshmitare e të cilit ka qenë ajo vetë. Albana Dullia është shprehur dje se më 7 shtator, siriani është paraqitur në shtëpinë e saj dhe së bashku dolën shëtitje. Ai kërkoi të mbante fëmijën në krahë që t’i blinte një dhuratë, por nëna e Mateos refuzoi. “Babai” kërkoi sërish të mbante fëmijën në krahë për ta përkëdhelur, por sapo realizoi këtë filloi të ecte shpejt e më pas u zhduk i ndjekur nga zhurma e një motori në zonën e Kukakit në Athinë. Albana, nëna e Mateos së zhdukur, dyshon se autori i ngjarjes kishte bashkëpunëtorë që e ndihmuan të largohej me motor.                   re.kro

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›