E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten të ardhurat doganore

 

Rriten të ardhurat doganore për periudhën 10-mujore të vitit. Sipas të dhënave më të fundit nga administrata doganore, janë arkëtuar në buxhetin e shtetit 86 miliardë e 248 milionë lekë krahasuar me 85 miliardë e 879 milionë lekë, që ishte plani i përcaktuar nga Ministria e Financave, me një tejkalim prej 369 milionë lekësh, ose 0.4%. Krahasuar me realizimin faktik të së ardhurave për të njëjtën periudhë të një viti më parë (Janar- tetor 2007) rritja është 14 % ose 10 miliardë e 636 milionë lekë më shumë. Ndërkohë, burime nga administrata doganore kanë deklaruar se kreu u kësaj administrate Përparim Dervishi, është caktuar në postin e kryetarit të Komitetit të Përbashkët të Bashkëpunimit (J.C.C) për vitin 2009. Një vendim i tillë u mor pak ditë më parë në takimin e 29-të të Komitetit të Përbashkët të Bashkëpunimit (JCC) të Qendrës SECI, i cili zhvilloi punimet e tij në Stamboll, Turqi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›