Kodi kaloi, greva fitoi!
HENRI ÇILI
Ilir Meta ka dalë mbrëmë nga greva e urisë për të falënderuar mbështetësit e tij para Parlamentit. Ndërkohë në aulën e Parlamentit ...kolegët socialistë dhe demokratë votuan njëzëri Kodin e ri Elektoral. Kodi kaloi, por greva fitoi! Nuk ka asnjë kontradiktë këtu. Kodi kaloi si një siguri e ndërsjellë që dy partitë kryesore, ose më saktë dy liderët kryesorë të partive politike, i japin njëri-tjetrit për pozitën delikate në të cilën ndodhet njëri dhe tjetri në këtë pikë të karrierës politike. Kaloi me heshtjen si fija e barit e deputetëve të Partisë Demokratike dhe deputetëve të Partisë Socialiste, të cilët gjashtë muaj para zgjedhjeve nuk kanë fare kohë për të qenë të preokupuar për çështje më të mëdha se mandati i tyre i ardhshëm si deputetë.
Kodi kaloi për të zgjidhur dhe qetësuar në radhë të parë Partinë Socialiste dhe lidershipin e saj, e cila në plan të parë ka kaluar rivalitetin brenda krahut politik sasa atë ndërpartiak. Ky Kod, duke lënë jashtë administrimit të votës partinë e dytë të krahut të majtë, dhe për pasojë, bashkë me sistemin elektoral rajonal krijon premisat që LSI të mos mund të ketë rendiment real të votës të marrë në terren në raport me përkthimin në vende deputetësh në Parlament.
Kodi kaloi, pra pasi zgjidhi problemin më të madh që kishte opozita sot, pasi ajo po shkon në zgjedhjet e 2009-ës me një infrastrukturë zgjedhore praktikisht në standardet e zgjedhjeve të kaluara: guri sizifian i kartave të identitetit dhe i listave zgjedhore të sakta ka shans të rrokullisë gjithçka sërish në fund të malit të problemeve zgjedhore.
Kodi kaloi si një shpërblim që kryetari i qeverisë, kryeministri Berisha i dha PS-së për fortifikimet kushtetuese që ai mori në 21 prill, ku me ndryshimet kushtetuese dhe sistemin e ri elektoral ai mbaroi punë me të gjithë problemet e tij imediate: aleatët e pabindur, me Presidentin e Republikës dhe me zërat individualë brenda partisë së tij, shtuar këtu brenda të djathtës shqiptare. Me këtë sistem elektoral dhe Kod Zgjedhor, të gjithë fuqitë kundërbalancuese brenda të djathtës kundërbalancohen artificialisht.
Në këto kushte, dhe vetëm në këto kushte Kodi kaloi. Ai pritet të na prodhojë në mos një eksperiment të padëshiruar për demokracinë shqiptare, së paku në tetor ai pritet të prodhojë të paktën një humbës brenda apo mes partive të mëdha, i cili në qershorin e ardhshëm nuk do të kishte dot as shansin për një grevë urie!
Sakaq edhe pse Kodi kaloi, greva ka fituar. Dhjetë deputetë për tetë ditë kanë demonstruar me virtuozitet dhe disiplinë të lartë politike një akt publik të përgjegjësisë dhe riskut të lartë. Në radhë të parë ata potencuan problemin duke i kryer një shërbim të madh opinionit publik në këtë vend, duke paralajmëruar qytetarët për rreziqet që vijnë, sipas tyre, nga kjo që ndodhi me Kodin, e integruar kjo edhe me ato që kanë ndodhur më parë që prej 21 prillit.
Ata e lajmëruan republikën e elitës, por dhe atë të popullit për çfarë po ndodh përtej shpejtësisë dhe mungesës së transparencës nëpër të cilën ka ndodhur ky proces, duke kryer një shërbim të madh publikut, elektoratit të vet dhe interesave të veta e formacioneve të tyre politike.
Duke mos marrë asnjë reagim nga aktorët kryesorë të këtij sistemi, në të vërtetë ata thuajse korrën një sukses 100% të kauzës së tyre. PD dhe PS nuk u përpoqën as të dialogojnë dhe të t’u heqin as alibitë e supozuara deputetëve në grevë. Zgjerimi i komisioneve, pa kondicionuar raportin e votimit pozitë – opozitë, mund ta kishte lënë LSI-në dhe subjektet në grevë në vështirësi. Këtë kauzë greva e fitoi falas. Pa asnjë grosh, përjashtuar 8 ditë uri.
Sakaq në interesin e ngushtë partiak, Ilir Meta galvanizoi partinë e tij, strukturat, motivoi të vetët, i vuri ato në pozicione politikisht luftarake dhe mund ta përkthejë në një energji elektorale këtë mobilizim. Ai grumbulloi po ashtu një mbështetje tek aktorë me rëndësi të shoqërisë shqiptare, pothuaj mbështetjen e medias shqiptare në tërësi.
Axhenda e grevës iu imponua të gjithëve, edhe atyre që nuk e deshën këtë. Që nga Partia Socialiste e deri ambasadorit Withers, iu imponua të gjitha mediave duke nisur nga televizionet e vogla e deri tek të mëdhatë.
Sjellja e kësaj çështjeje në qendër të opinionit publik dhe atij mediatik është një fitore për organizatorët e grevës.
Deri tani Kodi kaloi, greva fitoi. Por askush nuk është i fituar dhe i humbur plotësisht. Është kryer vetëm stërvitja e ndeshjes së 2009-ës.