Babai vret djalin në Shkup

Nga Express më 26 shtator 2011 në ora 20:00
Një vrasje e rëndë sot është regjistruar në Shkup, me ç`rast babai ka vrarë djalin e tij. Sipas policisë, vrasja ka ndodhur rreth orës 7:15 në fshatin Ognjancë të Shkupit, kur babai 74 vjeçar ka shkrepur armën e gjuetisë në trupin e djalit të tij, duke e lënë të vdekur.
48 vjeçari nga plagët e rënda nga plumbat e armës së gjuetisë menjëherë ka ndërruar jetë. Sipas policisë, çështjet e papastruara pronësore kanë qenë arsyet që kanë çuar deri tek tragjedia familjare. Babai vrasës menjëherë është ndaluar dhe se ai posedonte pushkën e gjuetisë me leje. (INA)