E Shtunë, 31 Tetor 2026

Radhet ne kufi, shtohen sportelet

Gjirokaster- Afrimi i festave te fundvitit dhe mundesia e levizjes se nje numri te madh emigrantesh ne te dyja anet e kufirit shqiptaro-grek, ka bere qe efektivat e policise ne Gjirokaster te iniciojne nje plan te vecante masash. Sipas burimeve zyrtare, qellimi eshte shmangia e radheve ne kufi, per kete do te shtohen sportelet e sherbimit deri ne dyfishim. Nisur edhe nga tradita e viteve te kaluara ne periudhen e Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri ne doganat kufitare te Kakavijes, Sopikut (Gjirokaster) dhe ate te Tri Urave, (Permet), pritet te levize nje fluks i larte emigrantesh per te kaluar keto festa prane familjareve te tyre ne vendlindje. Nderkohe prej dates 15 nentor 2008, dite kur ka hyre ne fuqi Qarkorja e Ministrise se Brendshme greke per levizjen e lire te emigranteve, numri i tyre ne pikat e kalimit kufitar ka qene normal. "Por fluksi pritet te rritet gjate javes se trete te muajit", thane zyrtare te policise vendore per gazeten "KJ". Gjate takimeve te zhvilluara, pala greke ka konfirmuar rritjen e sporteleve dhe shmangien e radheve. Afati i kthimit te emigranteve shqiptare ne Greqi do te vazhdoje deri ne daten 31 janar 2009.

B. Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›