Bafta 2012: Artisti dhe Meryl Streep triumfojnë
Artisti dhe Meryl Streep rrëmbejnë çmimet kryesore në BAFTA. Kështu filmi pa zë “Artisti”, (The Artist) dhe aktorja amerikane, Meryl Streep, ishin fituesit më të mëdhenj në ndarjen e çmimeve për kinematografinë në Britani.
Shtatë çmime Bafta tërhoqi filmi Artisti, duke u kurorëzuar dhe për filmin më të mirë.
Ky nderim njëkohësisht i rrit shpresat për vlerësime, në ndarjen e çmimeve Oskar.
Ndërkaq, aktorja veterane Meryl Streep u nderua me çmimin për aktoren më të mirë. Kjo lidhet me portretizimin e ish- kryeministres britanike Margaret Thatcher, si politikane në kulmin e karrierës së saj politike, por edhe si një zonjë e vjetër e brishtë në filmin “Zonja e Hekurt”, (The Iron Lady).