Del me sukses operacioni i Erdogan, rikthehet në rezidencë
Del shëndoshë e mirë pas një operacioni të kryer në zorrë, kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan. Mësohet se kryeministri turk i është nënshtruar një ndërhyrje mjekësore, e cila ka zgjatur plot 30 minuta, duke rezultuar me sukses.
57-vjeçari është larguar nga spitali i cili ndodhet në Stamboll, ndërsa është rikthyer në rezidencën e tij për të pushuar. 
Kjo është ndërhyrja e dytë që ka kryer Erdogan, pasi për herë të parë ai është shtuar në spital në muajin nëntor të vitit që sapo lamë pas.
Ai është lider i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim që ka rrënjë islamike dhe është në qeveri që prej vitit 2002.