Kthehen tek pronari i ligjshëm 9 makina midis tyre edhe “Range Rover” i Gatuzos
11/02/2010 Automjetet transferohen në Itali, Greqi dhe Norvegji
TIRANE- Janë kthyer në pronarët e ligjshëm 9 makina të vjedhura jashtë shtetit e të trafikuara në Shqipëri. Midis tyre është edhe makina e futbollistit të Milanit Gennaro Gatuso, e cila ishte trafikuar nga Italia në vendin tonë, dhe përdorej nga një qytetar nga Laçi. Një gjë të tillë e bën me dije Prokuroria e Përgjithshme dhe policia e Tiranës, të cilat përkatësisht thanë se dje kanë rikthyer 7 automjete, ndërsa policia ka rikthyer 2 makina që ishin në pronësi të 2 shoqërive siguracioni të huaja. Nëpërmjet bashkëpunimit me autoritetet italiane Prokuroria bëri të mundur transferimin e automjetit tip “Range Rover” në shtetin fqinj, ku ju dorëzua Gatuzos. Veç kësaj u bë e mundur edhe transferimi i 6 automjeteve të tjera luksoze, të cilat ishin në Shqipëri pa dokumente. Automjetet u janë vjedhur dhe më pas shitur në Shqipëri shtetasve nga Norvegjia dhe Greqia.