E Diel, 1 Nëntor 2026

“Biznesi në mbështetje të fëmijëve jetimë”

11/02/2010  Eagle Mobile përmbyll me sukses nismën
Eagle Mobile ka përmbyllur me sukses projektin “Biznesi në mbështetje të fëmijëve jetimë”, ku për një vit u përfshinë 25 kompani, shoqata biznesi, universitete, shkolla, spitale, përfaqësues të mediave, etj. Ishte hera e parë që në vendin tonë u ndërmor një nismë e tillë në mbështetje të fëmijëve jetimë. Të gjitha subjektet e përfshira në këtë projekt kontribuan drejtpërdrejtë për jetimët, bazuar në fushën e tyre të aktivitetit, duke ndërmarrë projekte, duke bërë sponsorizime dhe aktivitete për këtë pjesë të shoqërisë sonë. Shuma totale e shpenzuar nga të gjitha kompanitë dhe bizneset pjesëmarrësve në nismë është më se 120 mijë euro. Ato kanë shkuar kryesisht në formë ndihmash tek fëmijët jetimë. Në përmbyllje, Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile, z. Ali Taskin, në fjalën e mbajtur ka falënderuar të gjithë kompanitë dhe subjektet mbështetëse pjesëmarrëse dhe shtoi se të gjithë kjo nismë ishte diçka qe nuk ishte bërë më parë. “Për herë të parë sektori privat u mblodh dhe ndihmoi fëmijët jetimë. Vitin që kaluam interesimi dhe përkujdesja ndaj fëmijëve pati një rritje të ndjeshme. Gëzuan më shumë, shëtitën më shumë, u kënaqën më shumë dhe kuptuan që nuk janë vetëm”, tha Taskin. Ai ka shtuar se bashkëpunimi me biznesin dhe institucionet e tjera do të vazhdojë, por këtë herë në fushën e mjedisit, ku do të hidhen hapa të mëtejshëm e të suksesshëm. Presidenti i Çalik Holding për Evropën Juglindore dhe Ballkanin z. Orhan Coskun tha se një ndër principet kryesore të Çalik Holding është ndihma ndaj shtresave në nevojë. Kjo dëshmohet qartë nga kontributi i menjëhershëm dhe pa hezitim i Çalik Holding me anë të kompanive të saj që operojnë në Shqipëri, në kohën e përmbytjeve në zonat e Shkodrës dhe Lezhës, ku u dhuruan 150 mijë euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›