“Propozimi i Pëllumb Xhufit për kompromis politik, pazar i turpshëm që inskenohet nga vetë Edi Rama”
Deklaron deputeti socialist dhe anëtari i Lëvizjes për Mendim Ndryshe, Andis HarasaniPropozimi i ish-deputetit të larguar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Pëllumb Xhufi për një kompromis politik mes Berishës dhe Ramës nëpërmjet ndarjes së posteve të kreut të Republikës, Kryeprokurorit apo kreut të SHISH, për deputetin socialist Andis Harasani është një pazar i turpshëm. Në një intervistë për mediat, Andis Harasani i kërkon kryesocialistit Rama të distancohet nga personazhe si Xhufi që nuk kanë asnjë lidhje sipas tij me Partinë Socialiste, por rendin pas interesave personale. Harasani ka injoruar akuzat që Xhufi bën në adresë të tij dhe 4 deputetëve të njohur si oponentë të kryesocialistit Rama, pas vendimit të këtyre të fundit për të thyer bojkotin, brenda afateve që parashikon Kushtetuta.“Njihet botërisht që Xhufi ka lidhje të forta me Enver Hoxhën”, tha Harasani. Harasani është shprehur i rezervuar të përgjigjet pyetjes, nëse deklarata e Xhufit për një kompromis mes 2 liderëve që do të zgjidhte sipas tij situatën politike, është e inskenuar nga vetë Rama....