E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madrid, nis epoka Murinjo

Grumbullimi

Te Reali i Madridit ka nisur zyrtarisht cikli i ri, ai që drejtohet nga Zhoze Murinjo. Me vizitat mjekësore të grupit të parë të lojtarëve startoi grumbullimi për fazën përgatitore të skuadrës “merengue”. Stërvitja u zhvillua me 11 lojtarë, mes të cilëve edhe De La Red, që nuk aktivizohet prej verës 2008, kur u diagnostikua me probleme në zemër. Lojtarët që morën pjesë në Kupën e Botës janë ende me pushime, ndërkohë që ka rënë në sy mungesat e Raul Gonzales dhe Gutit, të cilët pritet të largohen nga Reali.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›