Juventus, në sulm për Diego Forlanin
Oferta
Ndërsa ftohet pista “Xheko” për shkak të kostos së lartë, shtohet konkurrenca: emri i ri për sulmin e bardhezinjve është Diego Forlan. Bomberi uruguaian i Atletikos së Madridit, i vlerësuar nga FIFA si lojtari më i mirë i Botërorit, është një biznes që për Juventusin paraqet shumë avantazhe: së pari është kostoja (rreth 20 milionë euro) dhe ka pasaportë europiane (spanjolle). Rendimenti i tij është i padiskutueshëm, ndërkohë që një tjetër plus është edhe fakti që në këtë tratativë mund ofrohen lojtarë në shkëmbim, si Tiago.
#