E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ançeloti kërkon Torres te Çelsi

Sulmuesi

çelsi po përgatit ofensivën finale për Fernando Torres. Sipas britanikes “Daily Mail”, klubi londinez ka marrë konfirmime se dëmtimi i “El Ninjo”-s nuk është i rëndë (prej tërheqjes në kofshë do të qëndrojë jashtë fushave për afro një muaj) dhe këmbëngul që ta blejë spanjollin. Sulmuesi, i shpallur kampion bote edhe pa shkëlqyer, është një prej të preferuarve të trajnerit Karlo Ançeloti. Trajneri italian synon të përforcojë repartin ofensiv, ndërsa objektivi kryesor është që të triumfojë në Champions League në sezonin e ri. Liverpuli është në ankth, edhe sepse Torres duket se do të parapëlqente të ndryshonte ambient: kjo është arsyeja përse trajneri Roi Hodgson do të fluturojë drejt Spanjës për të tentuar ta bindë 26-vjeçarin të qëndrojë në “Anfilld Roud”. E ardhmja e “Reds” është në duart e Fernando Torres, edhe sepse merkatoja e skuadrës do të varet nga vendimi i lojtarit. Vlera e sulmuesit spanjoll përllogaritet në 60 milionë euro, shifër të cilën Roman Abramoviç është i gatshëm ta paguajë për të plotësuar dëshirën e trajnerit Ançeloti. Gjithsesi, çmimi mund të ulet nëse futbollisti do të kërkojë me dëshirën e tij që të transferohet te çelsi.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›