E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Bie numri i viktimave nga SIDA

Kombet e Bashkuara njoftuan se zgjerimi në përpjekjen për trajtim mjekësor ka reduktuar numrin e vdekjeve nga SIDA në vitin 2010 duke e sjellë në 34 milion numrin e njerëzve që jetojnë me këtë sëmundje.

UNAIDS, agjencia e Kombeve të Bashkuara që është përgjegjëse për çështjet që ndërlidhën me SIDA-n, tha se gjysma e atyre që kanë nevojë për trajtim, po e marrin atë.

Si rezultat i një shërbimi më të mirë në trajtimin mjekësor, në vitin 2010 rreth 1.8 milion vdekje ndërlidhen me SIDA-n, gjë që krahasuar me 2.2 milionë vdekje në vitin 2006, paraqet një rënie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›