E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, burgoset këshilltari i presidentit

Shefi i agjencisë shtetërore të lajmeve në Iran, IRNA-njëherazi këshilltar për media i presidentit është dënuar me një vit burg nga një gjykatë në Teheran për shkak se “ka publikuar materiale në kundërshtim me normat islame”.

IRNA bëri të ditur që Ali Akbar Xhavanfekrit i është ndaluar të merret me gazetari për tre vite.
Në një material të publikuar, ai kishte shkruar se mbajtja e mbulojës së tërësishme trupore nga femrat nuk kishte qenë praktikë në Iran dhe se është veshje e importuar.

Xhavanfekr hyn në kornizën e dhjetë aleatëve të presidentit, Mahmud Ahmedinexhad, që po largohet nga skena politike përmes dënimit.

Të dielën, autoritetet ndaluan publikimin e gazetës pro-roformiste “Etemaad”, që kishte publikuar një intervistë me Xhavanfekrin, në të cilën ky i fundit kritikoi kundërshtarët e Ahmedinexhadit rreth arrestimit të aleatëve të presidentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›