E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, hetim në Pakistan të vrasjes së Rabanit

Autoritetet afgane njoftuan se do të dërgojnë një delegacion zyrtar në Pakistan për të hetuar vrasjen e ish-presidentit të Afganistanit, Burhanudin Rabani.

Zëdhënësi i presidentit të Afganistanit, Ajmal Faizi, tha se Pakistani është ka rënë dakort për të pranuar delegacionin-përfshirë zyrtarët e ministrisë së mbrojtjes, asaj të brendshme dhe të shërbimit inteligjent të Kabulit zyrtar.

Ekipi thuhet se mund të niset për në Islamabad të martën.

Vizita e ekipit afgan u konfirmua nga zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Pakistanit, Tehmina Xhanxhua.

Vrasja e Rabanit në muajin shtator ka ngrirë përpjekjet rreth zhvillimit të bisedimeve për paqe me talebanët e Afganistanit.

Zyrtarët afganë thonë se vrasja ishte e planifikuar nga Pakistani dhe zbatuar nga një sulmues vetëvrasës pakistanez.

Islamabadi ka miratuar vizitën e delegacionit afgan pas presionit të zyrtarëve afganë dhe turkë në një konferencë të mbajtur në Stamboll më herët këtë muaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›