E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, protesta, rritet numri i viktimave

Është rritur numri i njerëzve të vrarë gjatë protestave të dhunshme në Sheshin Tahrir të Kajros.

Ministria egjiptiane e shëndetësisë bëri të ditur se të paktën 22 njerëz janë vrarë që kur nisën përplasjet ndërmjet protestuesve dhe forcave të sigurisë.

Një zyrtar i Morgut kryesor të qytetit njoftoi se trupat e pajetë të 24 janë regjistruar përgjatë tri ditëve të protestave.

Shefi i Ligës Arabe, Nabil Al Arabi, kërkoi rikthimin e qetësisë në Egjipt duke u bërë thirrje forcave politike të vendit që të vazhdojnë zbatimin e reformave demokratike.

Rishpërthimi i dhunës në Egjipt vjen pak më shumë se një javë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›