E Diel, 1 Nëntor 2026

Bahrein, pritet së shpejti të njohë Kosovën

Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit të Bahreinit, në një mbledhje të mbajtur ditën e djeshme, ka miratuar propozimin për njohjen e Kosovës. Ky komitet i ka kërkuar organeve shtetërore të Bahreinit që sa më shpejt ta njohin pavarësinë e Kosovës. Komiteti gjithashtu ka bërë thirrje për lidhjen e menjëhershme të marrëdhënieve diplomatike me Kosovën si dhe u ka bërë thirrje edhe shteteve të tjera arabe që ta njohin sa më shpejt pavarësinë e vendit tonë. Gjithashtu edhe ambasadori i Bahreinit në OKB, Tawfeeq Ahmed Almansoor gjatë takimit që ka zhvilluar të mërkurën në New York me shefin e diplomacisë kosovare, Skender Hyseni është shprehur se Bahreini do ta njohë së shpejti Kosovën

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›