E Diel, 1 Nëntor 2026

QSUT, nis transplanti i parë i veshkave

Mjekët e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, të asistuar nga mjekët italianë, kanë nisur sot ndërhyrjen e parë kirurgjikale të transplantit të veshkës në Shqipëri. Pacientja që po i nënshtrohet ndërhyrjes së parë kirurgjikale të transplantit të veshkave është 20 vjeçarja Matilda Gode, ku dhuruese është nëna e saj. Ekipi i mjekëve shqiptarë, i përbërë prej 6 neurologë, 3 imunologë dhe 5 nefrologë, asistohet nga 3 mjekë italianë të klinikës së Barit në Itali. Transplanti i veshkave realizohet për herë të parë në shërbimin publik. Si çdo operacion tjetër në QSUT, ai ofrohet falas për qytetarët. Këto ndërhyrje kirurgjikale realizohen në kuadër të Programit INTERREG III, financuar nga Komuniteti Europian

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›