Bajamet, kujdesi që duhet treguar gjatë stinës së verës
Specialistët përcaktojnë grupmoshat më të prekura nga kjo sëmundje. Mjekët: Mostrajtimi në kohë mund të shfaqë ndërlikime serioze
Lëngjet e ftohta, kondicionerët, mikrobet e ndryshme që qarkullojnë në këtë periudhë janë këta disa nga shkaktarët e shfaqjes së problemeve me grykët gjatë stinës së verës. Mjekët tërheqin vëmendjen që me shfaqjen e shqetësimeve të para të drejtoheni te specialisti, sepse mostrajtimi në kohë mund të shfaqë ndërlikime serioze. Rënia e rezistencës së imunitetit, korrentet e ajrit, konsumimi i pijeve të ftohta, apo qëndrimi nën kondicioner apo ventilator, ndikojnë në acarimin e grykëve që në gjuhën mjekësore njihen me emrin faringite, por dhe rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Faktorë për acarimin e faringiteve janë dhe mikrobet dhe viruset e ndryshme, që temperaturat e larta u krijojnë terren të përshtatshëm, për t’u shumuar dhe shndërruar në patogjen për organizmin. Natyrisht, ulja e rezistencës së mukozave te personat e predispozuar bën që të shfaqen të tilla probleme. Sipas mjekëve, më të prekurit nga këto probleme janë ato grupmosha që kanë sistem imunitar të dobët, për këtë arsye fëmijët janë kontingjent më i rriskuar dhe më i prekur nga faringitet (fëmijët e moshave 2-6-10 vjeç). Ka raste që janë forma akute, por ka dhe raste riakutizimi të formave kronike, që kur krijohen kushte të përshtatshme rishfaqin simptomat.
Shenjat
Shenjat kryesore janë: dhimbja e fytit, ndryshime të timbrit të zërit (ngjirje të zërit), këputje trupore. Fëmijët e vegjël mund të mos pranojnë ushqimin, për shkak të dhimbjes së fytit. Në disa raste, si në ato me natyrë virale apo mikrobiale mund të shfaqet temperatura që është zakonisht jo shumë e lartë (subfebrile 37.5-38 gradë). Parandalimi është kompleks. Ai përfshin kujdes në ruajtjen e një ambienti me lagështi dhe temperaturë të përshtatshme. Po ashtu duhet treguar vëmendje në mënyrën e veshjes, duhet kujdes në qëndrimin në ambiente me ajër të kondicionuar. Gjithashtu rekomandohet një ushqim i pasur me vitamina dhe kripëra minerale, që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Natyrisht nevojiten kontrolle dhe ndjekje e vazhdueshme nga mjeku specialist otorino-laringolog, në mënyrë që problemet të diagnostikohen dhe trajtohen në kohë, sidomos i personave që kanë kaluar më parë probleme të tilla.
Trajtimi
Bajamet janë barriera e parë për mikrobet që hyjnë në organizëm dhe vendi ku asgjësohen pa kaluar më tej në organizëm. Kjo është arsyeja që personat që kanë hequr bajamet preken shpesh dhe shpejt nga faringitet. Së pari, mjekët këshillojnë që për fëmijët e predispozuar për t’u prekur nga bajamet të tregohet një kujdes maksimal ndaj veshjes, qëndrimit në ambientin e jashtëm, sidomos në ditët e ftohta, por edhe në ato të nxehta, pasi fëmija nga lëvizja e tepër mund të djersitet shumë dhe kjo bëhet shkak për ftohje. Gjithashtu, duhet të përdoren ushqime dhe pije të ftohta, por të gjitha në një temperaturë normale. Në të njëjtën kohë, duhet të kufizohet në maksimum përdorimi i pijeve të gazuara nga fëmijët si: koka-kola, sidomos kur kanë bajame të sëmura (të skuqura, të qelbëzuara), sepse këto pije mund të përkeqësojnë stadin e sëmundjes. Trajtimi bëhet në varësi të shkaktarit. Kështu në rastet virale, lihet të bëhet cikli i vet nën kontrollin e vazhdueshëm të mjekut specialist. Në këto raste jepen ushqime dhe pije të ngrohta, rekomandohet vitaminoterapi për të rritur rezistencën e organizmit. Ndërsa në rastet kur shkaqet janë mikrobiale dhe shoqërohen me temperaturë, rekomandohen antipiretikët për uljen e temperaturës dhe antibiotikë pasi të jetë bërë më parë një kulturë fyti, për të përcaktuar llojin e mikrobit shkaktar. Po ashtu rekomandohen vitaminoterapi, kryesisht vitaminë C si dhe kalcium, që ndikojnë në rritjen e rezistencës së organizmit.
Bajamet e sëmura, kur duhen operuar dhe pse
Pyetjes nëse duhen operuar bajamet, ende shkenca sot nuk i ka dhënë një përgjigje plotësisht të saktë. Duke pasur parasysh rolin e bajameve, nga eksperienca është arritur në disa standardizime për heqjen e tyre. Bajamet në përgjithësi operohen pas moshës 3 vjeç, me ndonjë përjashtim të veçantë dhe përpara kësaj moshe. Bajamet hiqen kur sëmuren shpesh, ose kur formojnë vatër infeksioni për sëmundje të ndryshme. Ndodh që bajamet të jenë të zmadhuara, por nuk do të thotë se duhen hequr si të sëmura, prandaj këto lloj bajamesh hiqen vetëm atëherë kur ato japin shqetësime të tilla si: dhimbje veshësh apo ulje të dëgjimit, zmadhim të gjëndrave limfatike të qafës, fytit, vështirësi në frymëmarrje, në gëlltitje dhe të folurit e fëmijës. Duhet theksuar këtu që disa prindër apo dhe personel shëndetësor mendojnë gabimisht se, duke qenë bajamet e zmadhuara duhen operuar, në mënyrë që fëmija të shëndoshet e t’i vijë oreksi. Sipas mjekëve, një qëndrim i tillë është në dëm të shëndetit të fëmijës, në qoftë se do të heqin bajamet jo të sëmura. Prandaj nevojitet një bashkëpunim më i ngushtë midis mjekëve patologë dhe pediatër me specialistin otorinolog, për të vendosur kritere më të drejta për heqjen ose jo të bajameve.
Roli mbrojtës i grykëve në organizëm
Grykët, që njihen gjerësisht edhe si bajamet kanë një rol mjaft të rëndësishëm për organizmin e njeriut, sepse mbrojnë dhe luftojnë mikrobet e ndryshme që hyjnë nga goja dhe rrugët e frymëmarrjes. Fyti është vendi ku kryqëzohen sistemet e tretjes dhe të frymëmarrjes, të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm me mjedisin e jashtëm. Pra, fyti është pjesë e dy sistemeve dhe vendoset në pjesën e prapme të hundës dhe gojës. Funksionet e këtij organi janë të shumta e të rëndësishme. Në të janë të vendosura disa grumbullimesh indesh, që përngjajnë me ato të gjëndrave limfatike. Një grumbull tjetër është i vendosur prapa hundës që janë anedoidet, në gjuhën popullore quhen “mish në hundë”, dy grumbullime të tjera janë të vendosura në dy anët e fytit, që janë tonsilit palatine ose “bajamet”. Në rrënjën e gjuhës është vendosur një tjetër grumbull indesh të tilla, që quhet “bajamja” e gjuhës. Të katërt grumbullimet që thamë më lart luajnë një rol të rëndësishëm për organizmin e njeriut, sepse kontrollojnë çdo gjë që kalon në rrugën e ushqimit dhe të ajrit. Përveç funksionit që përmendëm, bajamet prodhojnë dhe disa qeliza të gjakut që quhen limfocide. Ato kanë veti mbrojtëse. Kur bajamet sëmuren, këto kthehen në qeliza gllabëruese për mikrobet, duke i shkatërruar ato. Tjetër rol i rëndësishëm i bajameve është se këtu prodhohen të ashtuquajturat trupëza mbrojtëse (antikorpe), të cilat shkatërrojnë mikrobet dhe helmet e tyre.
Shenjat
Vështirësi në gëlltitje
Erë të keqe nga goja
Temperaturë
Dobësi e përgjithshme
Tharje dhe dhimbje fyti
Refuzim ushqimi
Dhimbje barku
Komplikacionet
Reumatizëm
Sëmundje të veshkave
Sëmundje të zemrës
Këshilla
Kujdes në ruajtjen e lagështirës së ajrit në ambientin ku jetoni
Ajroseni shpesh ambientin ku qëndroni
Pini sa më shumë lëngje dhe konsumoni ushqime të pasura me
vitamina
Tregoni kujdes në mënyrën e veshjes
Shmangni korrentet e ajrit
Qëndroni larg kondicionerëve apo ventilatorëve
29 Prill 2009