E Diel, 1 Nëntor 2026

HEC-et vendore, konsorciumi slloven gati të ngrejë 6 të tillë mbi lumin Shalë



Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, dhe përfaqësuesit e konsorciumit slloven të përbërë nga shoqëritë “Interenergo Albania Sh.p.k, Poteza Skupina d.d and SGP Pomgrad”, nënshkruan dje kontratën për ndërtimin me koncension të 6 hidrocentraleve në rrjedhën e lumit Shalë në Qarkun e Shkodrës, në bazë të kuadrit të ofertave të pakërkuara. Projekti i propozuar nga ky bashkim shoqërish për 6 HEC-et parashikon një fuqi totale të instaluar prej 127,6 Më, prodhim vjetor të energjisë elektrike prej 530.3 milion KW/h, ndërsa afati i ndërtimit, është 3 vjet. Konsorciumi “Interenergo”, që propozon ndërtimin e 6 HEC-eve, në skemën e paraqitur, bazë është hidrocentrali ekzistues, ndërsa është garantuar prurja e ujit prej 1 m3/sek dhe sigurohet vazhdueshmëria e punës së tij. HEC i Thethit do të ketë një prodhim vjetor energjie prej 32.400.000 kw/h, ai i Grunasit, 45.700.000 kw/h, i Ndërlysës me një prodhim prej 91.400.000 kw/h, i Lekajt me 101.800.000 kw/h, i Breglumit me një prodhim prej 32.200.000 kw/h. Ndërsa HEC-i më i madh do të jetë ai i Vajvishtit, me një prodhim vjetor të energjisë prej 220.880.000 kw/h. Ky HEC parashikohet të ndërtohet me digë, që do të jetë 2 km larg grykëderdhjes të liqenit të Komanit, e cila do të ketë një lartësi prej 117 metra.

Hungaria do të ofrojë kredi tregtare për projektet e biznesit në Shqipëri

Hungaria do të ofrojë mbështetje financiare të një sërë projektesh me prioritet të lartë, nëpërmjet marrëveshjesh të veçanta kredie me terma koncensionare. Sipas burimeve zyrtare të ministrisë së Financave sot në Tiranë do të prezantohet Marrëveshja për Krijimin e një Programi Kuadër për Bashkëpunim Financiar ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj të Hungarisë, e cila ka në thelb mbështetjen financiare të një sërë projektesh me prioritet të lartë, nëpërmjet marrëveshjesh të veçanta kredie me terma koncensionalë.
Projektet të cilat do jenë objekt i zbatimit të kësaj marrëveshje, do të përzgjidhen nga qeveria shqiptare dhe do të realizohen nga eksportues hungarezë. Përfaqësues të Bankës Hungareze Eksport-Import (Eximbank) dhe të shtatë kompanive hungareze më të suksesshme që operojnë në rajon do të prezantojnë edhe aktivitetet e tyre.

29 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›