Bajden në Bruksel: “BE-ja të përmbushë detyrimet në Kosovë”
“Kosova, çështje e papërfunduar dhe duhet të punohet në këtë drejtim”. Nënpresidenti i SHBA-ve tha se nuk do të ketë tërheqje trupash nga Kosova
Blerina Olldashi
“Është përgjegjësi e Bashkimit Europian dhe Komunitetit Europian që të përmbushë premtimet që kemi bërë së bashku për Kosovën”, - kështu është shprehur zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Xho Bajden, në takimin e djeshëm të Këshillit të NATO-së në Bruksel. Duke iu drejtuar ambasadorëve të 26 vendeve anëtare aleancës, Bajden u bëri vërejtje autoriteteve europiane se Kosova është çështje e papërfunduar dhe se duhet të punohet më tepër në këtë drejtim. “Ende ka punë për t’u bërë në Kosovë, sepse angazhimet nuk kanë përfunduar. Fillimisht është përgjegjësia e Bashkimit Europian për të përmbushur zotimet që kemi dhënë”,- tha z. Bajden. Kjo është hera e dytë që zyrtarët nga administrata e Presidentit Barak Obama i tërheqin vërejtjen Europës se obligimet ndaj Kosovës nuk janë përmbushur. Javën e kaluar, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, gjatë vizitës së bërë në Bruksel, tërhoqi vërejtjen se në Ballkan ka ende punë për t’u bërë dhe se rajoni nuk duhet të përfshihet në harresën e së kaluarës. Qëllimi i vizitës së zëvendëspresidentit Bajden në Bruksel ishte diskutimi i strategjisë së re për Afganistanin. Lidhur me këtë çështje, ai siguroi se kontributi amerikan në misionin paqeruajtës në Kosovë nuk do të ndryshojë për shkak të nevojës së dërgimit të trupave shtesë në Afganistan. “Dua ta bëj të qartë se nuk do të bëjmë tregti me trupat në Kosovë për çështjen e Afganistanit”, - theksoi Xho Bajden. Ai qëndroi në selinë e NATO-s në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e Këshillit Veri-Atlantik. Gjatë këtij takimi, z. Bajden tha se situata në përshkallëzim në Afganistan paraqet një kërcënim të sigurisë për çdo vend anëtar të NATO-s. Duke iu drejtuar ambasadorëve të 26 vendeve anëtare të NATO-s, ai tha se aleatët e ekstremistëve janë duke u rigjeneruar në Afganistan dhe Pakistan.
Nënpresidenti amerikan gjithashtu tha se Uashingtoni synon të punojë më tepër me aleatët europianë për të eliminuar kërcënimet ekstremiste në rajon.
11 Mars 2009