E Diel, 1 Nëntor 2026

Bajden u kërkon irakianëve pajtim politik



liderëve të Irakut të bëjnë më shumë për të inkurajuar pajtimin kombëtar ndërmjet fraksioneve irakiane. Në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Irakut, Nuri Al Maliki, Bajden tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për të ndihmuar irakianët në zgjidhjen e diferencave politike. Ai vlerësoi se Iraku ende po përballet me vështirësi për të arritur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm. Mbështetësit e klerikut shiit, Moktada Al Sadër, demonstruan të premten kundër vizitës së Bajdenit, duke parakaluar në qarkun e Sadër Sitit dhe duke brohoritur parulla antiamerikane.

Serbia burgos 12 myslimanë terroristë

Dymbëdhjetë myslimanë që cilësohen të jenë radikalë dhe që u arrestuan kryesisht në rajonin jugor të Sanxhakut në Serbi janë burgosur nën akuzat se po komplotonin sulme ndaj një imami dhe disa të tjerëve. Udhëheqësi i tyre, Senad Ramoviç, u dënua me 13 vjet burgim për akte terroriste dhe mbajtje armësh dhe eksplozivësh pa leje. Njëmbëdhjetë të akuzuarit e tjerë morën dënime nga 8 vjet deri në 6 muaj, dy u liruan dhe një përballet me një proces të ri gjyqësor. Të gjithë u deklaruan jo fajtorë kur gjyqi i tyre filloi në Beograd në Janar 2008. Policia solli si fakte armë që tha ishin grumbulluar nga grupi. Prokurorët thanë se ata kishin planifikuar të sulmonin një stacion policie, të vrisnin një klerik mysliman dhe se ata kishin lidhje të ngushta me islamistë të tjerë në vendet fqinje si dhe në Arabinë Saudite.

6 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›