Korea e Veriut lëshon 7 raketa, sfidë SHBA-ve
Në ditën e përvetorit të pavarësisë së SHBA-ve, Koreja e Veriut ka lëshuar 7 raketa bërthamore dhe ky veprim është parë si sfidë bërë në Ditën e Pavarësisë. Ministria e jashtme e Koresë së Jugut tha se shtatë raketat ishin lëshuar nga bregdeti lindor. Agjencia e ljameve në Seul njoftoi se ato ishin raketa të tipit Skud, me rreze 500 km. Një zyrtar i ministrisë së mbrojtjes në Korenë e Jugut tha se kishte shqetësimese rrezja e raketave di t’i lejojë ata të arrijnë objektiva në vendin e tyre. Sekretari i kabinetit japonez i përshkroi provat si akt serioz provokimi. Xhon Suduorth thotë se prova shihet si pjesë e përpjekjeve të Koresë së Veriut për të rritur tensionin. Media japoneze dhe koreano-jugore njoftohet të ketë thënë se Korea e Veriut mund të jetë duke u përgatitur që të lançojë një raketë balistike ndërkontinentale.
Megjithatë nuk dihet nëse kjo do të ndodhë së shpejti.
6 Korrik 2009