SHBA-të festojnë 4 korrikun, 223-vjetorin e Shpalljes se Pavarësisë
Presidenti Obama festoi së bashku me familjarë të ushtarëve amerikanë. Thaçi uron Obamën për 233-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-ve
Blerina Olldashi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës festuan dje përvjetorin e shpalljes së pavarsisë, me fishekzjarrë, parada e koncerte.
Uashingtoni dhe Nju Jorku sihin dy nga qytetet ku u zhvilluan shfaqje spektakolare me fishekzjarrë e muzikë, por shumë qytete të tjera janë detyruar të pakësojnë në mënyrë dramatike festimet, si rrjedhojë e krizës ekonomike në vend. Kjo festë kujton 4 korrikun e vitit 1776, kur delegatë nga 13 kolonitë amerikane shpallën zyrtarisht pavarësinë nga Anglia. Presidenti Barak Obama e festoi këtë ditë me një pritje në Shtëpinë e Bardhë së bashku me familjarë të ushtarëve amerikanë. Në parkun kombëtar përballë ndërtesës së Kapitolit në Uashington u dhanë koncerte për publikun sipas traditës, ku ndër të ftuarit ishin këngëtarë si Barry Maniloë dhe Aretha Franklin. Me rastin e 233-vjetorit të pavarësisë së SHBA-ve, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram urimi presidentit Barack Obama, ku mes të tjerash thuhej se “lindja e kombit amerikan u bazua në vlerat më fondamentale të civilizimit njerëzor, lirisë, demokracisë, barazisë dhe dinjitetit njerëzor”. “Shpallja e pavarësisë së Kosovës u bë pikërisht mbi të njëjtat vlera dhe të drejta themelore. Mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në çdo hap të ecjes së Kosovës drejt lirisë, pavarësisë dhe zhvilimit ka qenë vendimtare dhe e pazëvendësueshme”,- shtohet në mesazhin e Thaçit. “Pavarësia dhe njohja e Republikës së Kosovës u dëshmua si faktor stabiliteti. Republika e Kosovës është njohur tashmë nga 60 shtete me ndikim në botë dhe është anëtare me të drejta të plota e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Synim yni strategjik është të jemi pjesë e plotë e e komunitetit euroatlantik, NATO-s dhe Bashkimit Europian”,- theksohet në të. “Institucionet dhe populli i Kosovës do të vazhdojnë të kultivojnë edhe më shumë vlerat dhe frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit të shkëlqyeshëm dhe të përhershëm me popullin dhe qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”,- përfundon mesazhi që Thaçi i ka dërguar presidentit Obama.
6 Korrik 2009