Superliga kompleton trajnerët. A do të përsëritet “gijotina”?
Sezonin e kaluar pamë në stol 33 teknikë për vetëm 12 skuadra në 33 javë. Vetëm 2 të huaj edicionin e ardhshëm, katër të rinj dhe 7 të rikonfirmuar
Dash Frashëri - Gugash Magani riemërohet trajneri i Shkumbinit edhe për sezonin tjetër, edhe pse tekniku peqinase e “braktisi” skuadrën e qytetit të tij pak orë përpara fillimit të ndeshjes së përfolur Shkumbini-Bylis, që përkonte edhe me javën e 31-të të sezonit të kaluar të Kategorisë Superiore.
Trajneri i bardhekaltërve, një lojtar simbol në ambientin peqinase (20 vjet karrierë futbollistike me Shkumbinin, Partizanin e Tiranën), është emëruar nga kryebashkiaku i Peqinit, Ilir Rrushi, ndërkohë që Shkumbini është ende pa president pas dorëheqjes së pakthyeshme të Xhavit Ismailit.
Me emërimin e Maganit në krye të Shkumbinit, tashmë nga 12 klubet që do të formojnë Superligën e edicionit të ardhshëm, 2009-2010, vetëm Skënderbeu nuk e ka zyrtarizuar trajnerin, teksa përflitet vazhdimisht emri i Indrit Fortuzit, teknikut tiranas që e ringjiti skuadrën korçare në kategorinë elitare. Fortuzi, së fundi ishte në listën e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Tiranës për Partinë Demokratike në zgjedhjet parlamentare 2009.
Historia e trajnerëve të Superligës në edicionet e fundit, ka qenë më shumë një histori “gijotine”. 33 trajnerë për vetëm 12 skuadra në 33 javë janë një shifër e frikshme. Sezonin e kaluar me përjashtim të Teutës, që e nisi dhe e mbaroi sezonin duke pasur në bankinë Sulejman Starovën, të 11 të tjerat i ndryshuan trajnerët, madje 2 dy të tilla, Bylis e Lushnja, patën katër trajnerët gjatë 33 javëve të kampionatit.
Interesant, madje i çuditshëm është fakti, se dhe Tirana, skuadra që fitoi kampionatin, pati në drejtimin e saj tre trajnerë: Blas Slishkoviçin, Agustin Kolën dhe së fundi të komanduar Alban Tafajn. Katër ekipe kanë trajnerë të rinj për sezonin 2009-2010, duke marrë si pikënisje përfundimin e sezonit të kaluar: Tirana, Vllaznia, Teuta, Besa. Por, le t’i marrim me radhë.
TIRANA – Kampionia e Shqipërisë, pjesëmarrëse në turin e dytë të Ligës së Kampioneve, nuk ka në drejtimin trajnerin që i siguroi titullin e 24-t kampion, Alban Tafaj, por ka në drejtimin e saj një emër të njohur të trajningut kroat, Ilija Lonçareviç, i pesti trajneri i huaj i Tiranës në 15 vitet e fundit. Edhe sezonin e kaluar Tirana në fillim të sezonit pati në drejtim boshnjako-kroatin, Blaz Slishkoviçi, i cili për fatin e mirë të tij nuk u provua në Europë, pasi bardheblutë një sezon më parë nuk arritën të shkonin më shumë se vendi i gjashtë dhe mbetën jashtë Europës. Rekordmenia e Shqipërisë për tituj kampionë (24 të tilla) kërkon të formalizohet me staturë ndërkombëtare, madje nga shkolla më e mirë e trajnerëve në Ballkanin Perëndimor, ajo kroate. Testi i parë i Lonçareviçit është ai në turin e dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve kundër norvegjezëve të Stabekut. Ndërsa kryedonatori i bardhebluve, Refik Halili, ka ndërmarrë një investim të madh përsa i përket stofit të bankinës, ajo që pritet është eliminimi i norvegjezëve për të mbërritur në turin e tretë të kompeticionit më të rëëndësishëm europian të klubeve. Një mision i vështirë, por edhe i realizueshëm për klubin shqiptar me më shumë ndeshje ndërkombëtare.
VLLAZNIA – Trajneri malazias Dervish Haxhiosmanoviç, i vetmi teknik i huaj që ka fituar në Shqipëri, kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë, pikërisht me Vllazninë, sezonin e kaluar dështoi si për fitimin e Kupës së Shqipërisë (u eliminua në gjysmëfinale nga Tirana) ashtu dhe me titullin kampion (humbi në javën e fundit 2-1 me Tiranën). Gjithsesi, Vllaznia, si nënkampione e Shqipërisë është një nga tre skuadrat shqiptare që janë pjesëmarrëse në Ligën e Europës, së bashku dhe me Flamurtarin e Dinamon, ndërkohë që Tirana merr pjesë në Ligën e Kampioneve. Presidenti Valter Fushaj caktoi ish-trajnerin e Partizanit, Hasan Lika, në krye të skuadrës. Në debutimin e tij Lika regjistroi një fitore me vlerë në Irlandë, kur Vllaznia fitoi 2-1 në transfertë me Sligo Rovers, në ndeshjen e parë të turit kualifikues të Ligës së Europës, duke hedh një hap të sigurt për një vend në turin pasardhës eliminator. Lika është një profesionist i vërtetë në punë dhe një nga njohësit më të mirë të futbollit shqiptar, por dhe një ideator i shumë zgjidhjeve që kanë sjellë një mentalitet fituesi.
DINAMO – Shkëlqim Muça, trajneri që mbylli edhe sezonin e kaluar me Dinamon (zëvendësoi kroatin Zlatko Daliç) është rikonfirmuar edhe për sezonin e ri. Ish-trajneri i Tiranës (3-herë kampion si trajner me bardheblutë) njihet për aftësitë e tij, por përballë finlandezëve të FC Lahtit humbi 4-1 ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të Ligës së Europës, duke minimizuar shanset për një kalim të mundshëm në turin e dytë eliminator të këtij kompetecioni. Gjithsesi, Muça është një trajnerët më të zotë në kampionatin modest shqiptar dhe këtë e ka treguar shumë herë.
FLAMURTARI – Fituesja e Kupës së Shqipërisë, Flamurtari, duket se ka gjetur karar me Eqerem Memushin, pasi me të fitoi për herë të tretë kupën dhe siguroi një vend për në turin e dytë eliminator të Ligës së Europës. Sezonin e kaluar e nisi me kroatin Slavko Kovaçiç, për të vazhduar me Edmond Liçajn, e përfundimisht me Memushin. Flamurtari, skuadra më e famshme shqiptare në Europë, synon kalimin e tyrit të dytë, por ka dhe si objektiv të madh titullin kampion në Shqipëri.
BESA - Skuadra kavajase dështoi gjatë sezonit të kaluar, edhe pse ndërroi tre trajnerë: Haxhia, Daja, Biturku. Tashmë, presidenti verdhezi, Nexhat Bizhdili, konfirmoi në krye të bankinës një trajner me autoritet në Shqipëri, Shpëtim Duron. Ndihmësi i ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, Oto Bariç, me Partizanin u shndërrua në një figurë karizmatike dhe plot ide.
TEUTA – Sezonin e kaluar pati në bankinë një nga emrat më të mëdhenj të trajningut shqiptar, Sulejman Starovës, koka e vetme e pa prerë në gijotinën e egër të futbollit tonë. Por, për sezonin e ri, presidenti Edmond Hasanbelliu, vendosi në krye të skuadrës durrsake Hysen Zmijanin. Shkodrani në fakt, nuk ka ndonjë ekspericencë të madhe, por si një ish-futbollist i famshëm i Vllaznisë e Kombëtares, por dhe disa eksperiencave jashtë vendit, mund të rezultojë i dobishëm.
SHKUMBINI- Gugash Magani riemërohet trajneri i Shkumbinit edhe për sezonin tjetër, edhe pse tekniku peqinase e “braktisi” skuadrën e qytetit të tij pak orë përpara fillimit të ndeshjes së përfolur Shkumbini-Bylis, që përkonte edhe me javën e 31-të të sezonit të kaluar të Kategorisë Superiore.
APOLONIA – Fierakët ja dolën falë kombinacioneve të javëve të fundit e punës së trajnerit serb, Esad Karishik, të mbijetonin në Kategorinë Superiore. Karishik është rikonfirmuar, duke qenë kështu së bashku edhe me kroatin e Tiranës, Ilija Lonçareviç, dy trajnerët e vetëm të huaj në Superligë për sezonin e ardhshëm.
LAÇI – Skuadra laçiane do të luajë për herë të dhjetë midis më të mirave të Shqipërisë. Klubi rikonfirmoi Edi Martinin, trajnerin shkodran që i mundësoi edhe titullin kampion të Kategorisë së Parë.
KASTRIOTI – Emri i skuadrës krutane është shumë i njohur. Ramadan Ndreu. Ai është i gatshëm sa herë që duhet. Edhe pse ndonjëherë vetëlargohet dhe vetërikthehet.
GRAMOZI - Kolonjarët janë debutues absolutë në Kategorinë Superiore, pasi marrin pjesë për herë të parë në një veprimtari të këtij niveli. Gramozi rikonfirmoi Ilir Qirjakon, trajnerin që e ngjiti brenda dy viteve të fundit, fillimisht nga Kategoria e Dytë në të Parën, e më pas në atë Superiore. Qirjako është një trajner i dalluar.
SKËNDERBEU - Vetëm Skënderbeu nuk e ka zyrtarizuar trajnerin, teksa përflitet vazhdimisht emri i Indrit Fortuzit, teknikut tiranas që e ringjiti skuadrën korçare në kategorinë elitare. Fortuzi, së fundi ishte në listën e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Tiranës për Partinë Demokratike në zgjedhjet parlamentare 2009.
Bankinat e sezonit 2009-2010
Tirana: Ilija Lonçareviç (kroat, i ri)
Vllaznia: Hasan Lika (i ri)
Dinamo: Shkëlqim Muça (i rikonfirmuar)
Besa: Shpëtim Duro (i ri)
Teuta: Hysen Zmijani (i ri)
Shkumbini: Gugash Magani (i rikonfirmuar)
Flamurtari: Eqerem Memushi (i rikonfirmuar)
Apolonia: Esad Karishik (serb, i rikonfirmuar)
Laçi: Edi Martini (i rikonfirmuar)
Kastrioti: Ramadan Ndreu (i rikonfirmuar)
Gramozi: Ilir Qirjako (i rikonfirmuar)
Skënderbeu: Indrit Fortuzi (në bisedime)
NUMRAT
4
Trajnerë janë të rinj në skuadrat e tyre, 7 të tjerë janë të rikonfirmuar nga sezoni i kaluar
1
Trajner ka fituar më parë një titull kampion, Shkëlqim Muça i Dinamos, por të fituar me Tiranën
2
Trajnerë janë të huaj në 12 bankinat e ekipeve, Lonçareviç (Tirana) dhe Karishik (Apolonia)
6 Korrik 2009