Bajern, 18 milionë euro për Bosinguan
Bajerni i Mynihut i ka dorëzuar Çelsit një ofertë zyrtare për blerjen e Bosinguas. Drejtuesit e klubit gjerman janë të gatshëm të paguajnë 18 milionë euro (15 milionë paund) për mbrojtësin portugez. "Na nevojitet një mbrojtës me eksperiencë për krahun e djathtë", deklaroi menaxheri i skuadrës, Uli Hënes. "Biseduam me Çelsin pas ndeshjes së Superkupës angleze dhe ata u treguan të gatshëm". Ky shihet si një moment i mirë për klubet, që të diskutojnë edhe rreth Frenk Riberi, por Hënes hodhi poshtë çdo mundësi.