Revolucioni olimpik, Vuds kërkon medalje
Mbledhja e sotme e Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (CIO) ka bërë që shumë sporte të kthejnë sytë nga Berlini. Një prej pikave më interesante në rendin e ditës është përzgjedhja e dy disiplinave, nga shtatë që ndodhen në listë, të cilat do t‘u shtohen sporteve olimpike për Lojërat 2016. Bejsbolli dhe softbolli (të "përjashtuara" më 2005-ën), ashtu si karateja, skuoshi dhe patinazhi artistik, shihen në disavantazh përballë regbisë dhe golfit, që përfiton nga emri i kampionit absolut, Tajger Vuds.