Man. Siti i ofron Mesit çek të bardhë
Sipas gazetës spanjolle "Marca", Mançester Siti ende nuk e ka humbur shpresën për të blerë Lionel Mesin. Argjentinasi po bisedon me Barçën për rinovimin e kontratës, por sheikët që zotërojnë klubin anglez duan të përfitojnë nga situata dhe shfaqën sërish interes për lojtarin. "Sitizëns" kontaktuan me menaxherin e Mesit, duke i dorëzuar një çek të bardhë 22-vjeçarit: sulmuesi duhet vetëm të caktojë një shifër dhe te Siti janë të gatshëm të paguajnë. Gjithsesi, transferimi duket i pamundur.