Bajern, Luka Toni, drejt Totenhemit
Luka Toni mund të jetë një nga lojtarët që do largohet nga Bajerni këtë sezon dhe klube të tjera janë vënë në lëvizje për të marrë shërbimet e lojtarit. Duket se Totenhem është favorit dhe kanë nisur bisedimet me drejtuesit gjermanë. Italiani është vënë i pari në listën e dëshirave të Totenhemit, përsa u përket përforcimeve në repartin ofensiv dhe pas tij vjen holandezi i Realit të Madridit, Rud van Nistelroj, i cili gjithashtu është në kërkim të një skuadre të re. Përsa i përket vlerës së kartonit të Luka Tonit, mendohet një marrëveshje në shifrat e 15 mln euro.